Ekspertët nga Kroacia me kritika për shëndetësinë, ish-ministri: Njerëzit vdesin në mungesë të parave për trajtim

Prishtinë | 06 Tet 2022 | 12:27 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës (OEAK) ka organizuar tryezën “Ndërtimi i partneritetit për përmirësimin e kujdesit ndaj pacientëve në Kosovë”, raporton Ekonomia Online.  

Në këtë takim është diskutuar lidhur me këtë temë dhe sfidat e tjera në fushën e kujdesit shëndetësor, me ekspertë eminentë nga Kroacia.

Kryetari i Odës Arian Zeka tha se Kosova duhet që të marrë shembull nga praktikat më të mira të vendeve të Bashkimit Evropian në menaxhimin e sektorit të shëndetësisë.

Model tha ai mund të merret Kroacia, për çka edhe në tryezë, sqaroi ai do të dëgjohen rrëfimet e tyre.

“Ne duhet që të shohim praktikat me të mira të shteteve të rajonit e që janë pjesë e BE-së. Fokus duhet të jetë përmirësimin e kujdesit ndaj pacientëve duke u siguruar që furnizim me barna të bëhen në mënyrë më efikase”.

Naim Bardiqi, sekretar i përhershëm i Ministrisë së Shëndetësisë, tha se në koordinim me të gjithë palët e interesit po mundohen që të rrisin performancën dhe cilësinë e shërbimeve.

“Strategjia sektorial shëndetësore na ka dhënë mundësi që t’i shohim të gjitha sfidat dhe mundësit. Kemi koordinuar të gjithë palët e interesit që të rrisë performancën dhe cilësinë e shërbimeve.

Sinisha Varga, ish-ministër i Shëndetësisë i Kroacisë tha se duhet të rrite bashkëpunimi ndërinstitucional.

Ndonëse sipas tij, shpenzimet në shëndetësi po rriten, në Kosovë shpenzohet shumë në infrastrukturë.

Madje sipas tij, “nëse njerëzit nuk janë gjallë si do t’i përdorin këto autostrada”.

“Ne kemi dal nga një sistem i njëjtë, Kosova është në tranzicion në veçanti me financat dhe është marrë një pjesë e sistemit amerikan, e Kroacia e ka po thuajse këtë fazë, por po ndryshon vazhdimisht. Ka shumë punë për të bërë, Kosova është mjaftë ulët në këtë drejtim”.

“Duhet të ketë bashkëpunim me Qeverinë dhe institucioneve tjera. Zgjerimi shpenzimeve në niveli shëndetësor po rritet në të gjitha vendet. Shohim shumë shpenzime të larta në infrastrukturë në Kosovë, por nëse njerëzit nuk janë gjallë si do t’i përdorin këto autostrada”.

Ai ka treguar një shembull të një shoku të tij nga Kosova që babai i është diagnosifikuar me kancer dhe që sipas tij, pas nëntë muajsh ai ka vdekur në mungesë të mjeteve të nevojshme për trajtim.

“Shoku im nga Kosova, Mentori e ka pasur babin me kancer në zorrë. I është dashur që të siguroj mjete nga jashtë, por nuk ia ka arritur. Këtë çështje asnjë familje në Kroaci nuk e diskuton këtë në tavolinën e ushqimit”.

Tihomir Strizrep, i cili ka punuar për 9 vjet në administratën e kujdesit shëndetësor në Kroaci duke mbajtur një sërë postesh, përfshirë pozicionin e drejtorit të Fondit Kombëtar të Sigurimeve Shëndetësore, tha se shumica e barnave i mbulon Fondi i këtij shteti.

Sipas tij, edhe Kosova mund të ia dal në këtë drejtim duke marrë për bazë edhe përvojën, raporton EO.

“Edhe ne kemi pasur luftë dhe ia dolëm, por ju mund ta bënë më të mirën se ne, sidomos me përvojën që keni. Qeveria duhet të jetë në partneritet me të gjithë, duke përfshirë edhe industrinë farmaceutike. Shumica e barnave mbulohen nga Fondi, një pjesë e vogël në bashkëfinancim me qytetarët”.

“Për herë të parë kemi zhvilluar mekanizmin e brendshme për çmimet, por edhe rregulloren e jashtme e që ka qenë kusht për anëtarësim në BE”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme