Gjini: Mbrojtja e personelit shëndetësorë dhe e institucioneve tjera vitale është jetike në luftë kundër Coronavirusit

Prishtinë | 13 Mar 2020 | 13:43 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka thënë se mbrotja e personelit shëndetësorë dhe e institucioneve tjera vitale është jetike në luftë kundër Coronavirusit.

Sipas tij e rëndësishme është mbrojtja e personelit të spitaleve, Qendrave të Mjekësisë Familjare, klinikave, të policisë dhe institucioneve tjera vitale

Ky është postimi i plotë:

Dje dhe sot, i kam zhvilluar 3 takime koordinuese.
Me bartësit e instutucioneve shëndetësore dhe të sigurisë;
takimin e KKSB;dhe
takimin me bartësit e institucioneve private shëndetësore.
Duke i falënderuar të gjithë për bashkëpunimin dua ta përsëris se një ndër veprimet më të rëndësishme që duhet ndërmarrur është mbrojtja e personelit të spitaleve, Qendrave të Mjekësisë Familjare, klinikave, të policisë dhe institucioneve tjera vitale.
Rasti më i rëndë do të ishtë nëse kemi infeksione në këto institucione. Së pari, infektimi do të jetë i përmasave shumë më të mëdha sepse qytetarët iu referohen atyre për shumë brenga të llojeve tjera dhe aty do të marrin infeksion, dhe së dyti, kapacitetet për luftimin e virusit do të reduktohen shumë.
Kujdesi i secilt prej nesh është mbrojtje edhe për tjerët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme