Harxhohen vaksinat kundër gripit në QKMF-të, qytetarët detyrohen t’i blejnë

Prishtinë | 19 Jan 2020 | 08:08 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pavarësisht se u shpërndanë rreth 12 mijë vaksina kundër gripit sezonal, vetëm në rajonin e Prishtinës, kërkesat mbeten ende të mëdha për vaksinim.

Dhënia e tyre ka përfunduar që nga data 20 dhjetor, por qytetarët ende po frekuentojnë Qendrat e Mjekësisë Familjarë për t’u pajisur me vaksina.

Por shefi i Njësisë së Vaksinimit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Nexhmedin Hoti, thotë për Ekonomia Online se dhënia e vaksinave kundër gripit sezonal, ka përfunduar që nga data 20 dhjetor.

Sipas tij, shumë pacientë kanë mbetur pa e marrë vaksinën për shkak të neglizhencës së tyre.

“Pacientët e interesuar dhe ata që kanë qenë me indikacione për marrjen e vaksinës së gripit, vaksinën e kanë marrë, ka pacientë që kanë mbet pa e marrë vaksinën e gripit për shkak të neglizhencës së tyre apo për çfarë arsye nuk e di po që kanë ardhur me vonesë ata nuk kanë pasur mundësi me pas vaksinë se janë kryer vaksinat e gripit. Dmth është  një pakicë e njerëzve që vijnë herë pas here pyesin a ka, a kanë mbetur vaksina të gripit. Por, vaksina të gripit në Prishtinë nuk kanë mbetur dhe nuk ka. Po mendoj në QKMF e Prishtinës. Ngase të gjitha vaksinat e dedikuara për ne i kemi aplikuar te personat të cilët kanë pasur nevojë për me marrë këtë vaksinë”, theksoi ai.

Më tutje, Hoti, thotë se nuk do të bëjnë më kërkesa në IKSHP, për furnizim me vaksina.

“Ne i kemi kryer vaksinat tona qa ka pasur Komuna e Prishtinës i ka kryer vaksinat, ne nuk bëjmë më kërkesa, ngase i kemi planifikuar 1 vit paraprakisht për këtë doza të vaksinës, Kurse nëse këto komunat tjera nuk i kanë kryer ose nuk i kanë dhënë unë nuk e di. Vaksinat janë sezonale, as nuk rezervohen, as nuk pritet për me u dhënë mëtutje. Ato mund të jepen edhe deri në maj, porse vaksinat për me u mbrojt nga gripi duhet me u dhënë në sezonën në kohën e caktuar kur është koha optimale”, u shpreh ai.

E të gjithë qytetarët të cilët kanë mbetur pa marrë këtë vaksinë, atë mund ta gjejnë në ndonjë barnatore edhe pse sasia e tyre është  shumë e vogël. 

Një farmaciste tha për Ekonomia Online se çmimi i një vaksine kundër gripit sezonal, kushton 12.50  euro.

“Ne kundër gripit sezonal në Prishtinë, kemi pasur 10 mijë doza nga IKSHP-ja. Ne pas marrjes së 10 mijë dozave kemi marrur edhe një sasi që ka pasur Instituti prej 750 dozave , Kështu që Komuna e Prishtinës ka pasur në dispozicion 11,750 doza të cilat i kemi marrë dhe i kemi aplikuar deri më 20 dhjetor. Prej 20 dhjetorit ne nuk kemi vaksina të gripit më”, tregoi ajo.

Ndërsa, nga Ministria e Shëndetësisë, thonë se secili qytetar që dëshiron të vaksinohet duhet të kontaktojë me personat përgjegjës në njësitë e vaksinimit.

“Çdo qytetar i cili është i interesuar të vaksinohet dhe që është pjesë e këtyre grupacioneve duhet të kontaktojë me personat përgjegjës në njësitë e vaksinimit dhe nëse ata ka mungesë të vaksinave që mund të jetë e shpenzuar e kontaktojnë IKSHP-në, të cilët mund të sigurojnë doza të tjera të vaksinave, sepse ne ditët e kaluara MSh-ja u ka bërë thirrje njësive të vaksinimit nga kujdesi parësor shëndetësor që aty ku kanë tepruar vaksina ata ta informojnë IKSHP-në dhe të njëjtat të përdoren në një komunë ku ka më tepër nevoja”, tha Hoti, për Ekonomia Online.

Ai ka saktësuar se në krejt Kosovën janë shpërndarë 100 mijë vaksina.

Sipas Hotit, ka ende vaksina pasi shteti është i obliguar të mbajë rezerva.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShP), në vazhdimësi ka bërë thirrje që qytetarët të vaksinohen kundër gripit sezonal.

Lexo më shumë:

Të ngjashme