Haxhiu: I kemi ofruar një mundësi Qeverisë për sigurimin e vaksinës anti-Covid

Prishtinë | 19 Pri 2021 | 14:39 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se i kanë ofruar një mundësi Qeverisë së Kosovës për sigurimin e vaksinës anti-Covid, me dorëzimin ofertës së një kompanie i cila mund të sigurojë nga 500 mijë deri në 3 milionë vaksina, raporton Ekonomia Online.

Haxhiu  tha se tash i takon Qeverisë për të negociuar me këtë kompani, duke shtuar se ministri Arben Vitia e ka falënderuar për dhënien e këtyre kontakteve.

“Kemi një mundësi për të siguruar vaksinat. Këtë mundësi ja kemi ofruar Qeverisë së Kosovës sepse kjo është çështje që i takon ministrisë. Me ftesën e ministrit jemi takuar dhe këto kontakte dhe mundësi ja kemi ofruar. Dhe ai ishte falënderues për mundësinë e bashkëpunimit për të siguruar vaksina. Deri sot në Kosovë kanë vdekur më shumë se 2 mijë njerëz për shkak të Covidit. Pandemia çdo dit po vret qytetarët tanë dhe ne duhet të bëhemi të gjithë bashkë për ta mposhtur pandeminë dhe për të shpëtuar jetën qytetarëve të Kosovës. Në këtë betejë nuk do t’ia kthejmë shpinën kësaj lufte, por do të përballemi me të dhe gjithsecili ta japim kontributin tonë”, tha ai.

Haxhiu  i cili është edhe anëtarë i Komisionit për Shëndetësi, tregoi se si ka arritur të vë kontakt me këtë kompani e cila ka një ofertë për Kosovën për vaksinën anti-Covid.

“Është ofertë e një kompanie për Kosovën për sigurimin e 500 mijë deri në 3 milionë vaksina. Këto kontakte kanë ardhur pas një punë intensive me shoqatat e mjekëve shqiptar jashtë dhe biznesmen të suksesshëm në diasporë, të cilët na kanë ofruar këtë mundësi për Kosovën dhe të gjitha këto kontakte ia kemi dhënë në dispozicion Qeverisë së Kosovës respektivisht Ministrisë së Shëndetësisë. Po flasim për kontratat që Qeveria e Kosovës duhet ti kontraktojë me kompaninë prodhuese dhe negociatat dhe çmimet i takojnë Ministrisë së Shëndetësisë dhe nuk e kam atë informatë rreth çmimit”, shtoi Haxhiu.

Kosova deri më tani ka siguruar vetëm 24 mijë doza të vaksinës kundër Covid-19 nga programi AstraZeneca. Ndërsa sipas zyrtarëve qeveritarë dozat tjera pritet të vijnë në muajin maj.

Lexo më shumë:

Të ngjashme