Haxhiu për vaksinën anti-Covid: Me PDK-në në Qeveri për 6 muaj do të vaksinohen të gjithë qytetarët

Prishtinë | 26 Jan 2021 | 08:27 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës Bekim Haxhiu në një intervistë për Ekonomia Online tha se me zgjedhjen e tij deputet në Kuvendin e Kosovës, do të angazhohet në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe në mbrojtjen e kushtetutës së Kosovës.

“Angazhimi im në parlamentin e Kosovës në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe ën mbrojtjen e kushtetutës së Kosovës dhe një deputet çdo herë pranë popullit. I afërt me qytetarët dhe implemtues i programit të PDK-së dhe zbatues në kuptimin e plotë të ligjmshërisë dhe kushtetutshmërisë së vendit”.

Sipas tij, dy qeveritë e kaluara kanë dështuar në menaxhimin e pandemisë.

Ish-deputeti Haxhiu thotë se me të ardhur në pushtetkjo parti do ta rrisin numrin e testimeve, madje për gjashtë muaj do të vaksinohen të gjithë qytetarët e vendit.

“Dy qeveritë e kaluara kanë dështuar në menaxhimin e pandemisë Covid-19. Njëra qeveri na mbylli dhe na sjelli buzë skamjes dhe falimentimit ndërsa tjetra skajshmërisht e rrezikoi jetën e qytetarëve me numër të shtuar të vdekshmërisë dhe ajo çka është prioriteti kyç dhe posa partia demokratike e Kosovës ti fitojë zgjedhjet me 14 shkurt është menaxhimi i efektshëm i pandemisë Covid-19 duke e rritur numrin e testimeve, duke parandaluar përhapjen e infeksionit dhe duke bërë vaksinimin e qytetarëve të Kosovës”.

“Në programin tonë kemi paraparë që brenda 6 muajve të vaksinojmë të gjithë qytetarët e Kosovës nga mosha 16 vjeçare e tutje dhe qysh në fillim të verës të arrijmë të vaksinojmë shumë se 70% të qytetarëve të Kosovës”.

Ai është i bindur se qytetarët do ta votojnë Partinë Demokratike të Kosovës sepse kanë programin dhe projektin e rimëkëmbjes ekonomike, raporton EO.

“Ne kemi koalicione me qytetarët e Kosovës. Qytetarët e kanë parë se ky vend nuk ecë përpara pa PDK-në. Nga 6 tetori i vitit 2019 Kosova ka ngecur. Ata që proklamonin koalicionin e shpresës dolën që të jenë koalicioni i mashtrimit, i keqpërdorimit dhe abuzimit”.

“Ne do të jemi pjesë e qeverisë me partitë të cilat marrin besim qytetar por që prioritet do ta kenë zbatimin e ligjit dhe respektimin e shtetit dhe kushtetutës së Kosovës. Besimin që po e marrim çdo ditë nga qytetarët po na jep këtë bindje që PDK do të jetë me 14 shkurt partia e parë fituese. Neve duhet të na votojnë qytetarët sepse kemi programin, projektin e rimëkëmbjes ekonomike”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme