Hoti: Mbi 3 000 të moshuar kanë aplikuar që ta marrin vaksinën anti-Covid

Prishtinë | 08 Pri 2021 | 12:50 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka thënë se deri me tani 4 300  punonjës shëndetësor kanë marrë dozën e parë të vaksinës anti- Covid, AstraZeneca, raporton Ekonomia Online.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se deri më tani kanë aplikuar 3 500 persona të moshës mbi 80 vjeç për t’u vaksinuar.

Në ditën e parë të vaksinimit të personave mbi 85 vjeç ai tha se deri në mesditë 77 persona janë vaksinuar në sallën “1 Tetori”.

“Sot në Kosovë ka filluar vaksinimi i grup moshës mbi 85 vjeç në mënyrë që të zbatohet ky plan i vaksinimit dhe të përfshihet target grupet që janë prioritare. Krahas tyre vaksinimi do të bëhet edhe për të moshuarit që janë të vendosur në Shtëpitë e kujdesit për të moshuarit, dhe pas përfundimit të këtij grupacioni do të fillojë procesi i vaksinimit për personat me probleme kronike si ata që janë më diabet e dializë”, tha ai.

Hoti bëri të ditur se numri i personelit shëndetësor i vaksinuar kundër Covid-19, ka arritur në 4 200, ndërsa shtoi se do të vaksinohen edhe ata që për arsye të ndryshme se kanë marrë vaksinën.

“Deri më sot procesi i vaksinimit është zhvilluar te profesionistët shëndetësor të punësuar në publik e provat ku 4200 persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës Astra Zenca dhe do të vaksinohen edhe ata që për arsye të ndryshme nuk kanë mundur të vaksinohen”, tha ai.

Lexo më shumë:

Të ngjashme