Hoti: Së shpejti zgjidhet problemi i stomatologëve specialistë

Prishtinë | 12 Sht 2019 | 12:34 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gjatë ditës së sotme para Ministrisë së Shëndetësisë, kanë protestuar një grup specialistësh stomatologë të papunë, raporton EkonomiaOnline.

E në mungesë të ministrit në detyrë, Uran Ismaili, aty doli t’i takojë zëdhënësi i këtij dikasteri, Faik Hoti.

Ky i fundit ka thënë se ky udhëzim do të nënshkruhet, por që nuk jep datë të saktë.

“Kërkesa e specialistëve të Stomatologjisë është e hershme dhe ka pasur diskutime që udhëzimi i ri  administrativ lidhur me diskutimin e kujdesit parësor shëndetësor që t’u krijojë mundësi që specialistë të fushave të ndryshme të stomatologjisë te kenë mundësi punësimi edhe në kujdesin parësor shëndetësor. Ministria e Shëndetësisë ka punuar në këtë drejtim, ai ka kaluar në fazën e konsultimeve publike dhe tash për shkak te atij vakuumi nuk është nënshkruar ende. Ky udhëzim do të nënshkruhet, por a do të nënshkruhet tash apo pas disa kohësh ne nuk mund tha themi”, ka thënë Hoti.

E sa i përket kundërshtimeve të komisionit, Hoti ka thënë se nuk mund t’i komentojë mendimet e anëtarëve, por që secili anëtar duhet t’i argumentojë kundërshtimet e tij.

“Nuk mund të komentojë se çfarë mendime kanë anëtarët e komisionit sepse grupet punuese kanë shumë anëtarë, mirëpo secili e ka të drejtën që të jap komente dhe t’i argumentojë ato. Në analizën që bëhet në draft udhëzimin administrativ nëse ka një propozim dhe nëse ai pranohet nuk ka nevojë për një arsyetim të jashtëzakonshëm, por nëse refuzohet atëherë propozuesi në këtë rast ministria jonë, duhet ta arsyetojë pse nuk e ka marrë parasysh këtë koment”, ka thënë Hoti.

Lexo më shumë:

Të ngjashme