Hoxha: Varianti i fundit i Coronavirusit s’po shkakton pneumoni

Prishtinë | 03 Gus 2022 | 10:24 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

62 pacientë po vazhdojnë të marrin trajtim në Klinikën e Pulmologjisë, ndërsa nuk ka pacientë të konfirmuar me Covid-19, raporton Ekonomia Online.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i kësaj klinike, Musa Hoxha. Ai për Ekonomia Online ka thënë se numri i vizitave ambulatore e konsultave ka filluar të bjerë, pas një shtimi të rasteve që pati në fillim të verës.

“Në Klinikën e Pulmologjisë nga 67 sa e ka kapacitetin klinika, sot i kemi të shtruar 62 pacientë. Asnjë nuk e kemi covid pozitiv. Pacientët që janë me Covid pozitiv janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive. Sa i përket menaxhimit të situatës dhe numrit të madh të infektuarve ku çdo i treti rezulton pozitiv në bazë të testeve nevojat dhe kërkesat e pacienteve për vizita ambulatore dhe konsulta është i vogël”, tha Hoxha.

Hoxha shtoi se për dallim nga variantet e para, varianti i fundit Omicron nuk po shkakton pneumoni.

“virusi Sars Cov2 dhe variantet e tij e kanë prekur sistemin respirator, pasi është virus multisitemik. Siç shihet në këtë valën e fundit, variantet e Omicron më tepër kanë shkaktuar trahite, por jo pneumoni, ose krejtësisht ndonjë rast i rrallë”, tha ai.

Lexo më shumë:

Të ngjashme