IKSHP: Ndotja e ajrit po kërcënon shëndetin e popullatës

Prishtinë | 23 Sht 2019 | 16:03 | Nga Ekonomia Online

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Kombëtare të Kosovës, nëpërmjet një komunikate për media ka theksuar se ndotja e ajrit po e rrezikon shëndetin e popullatës.

Sipas IKSHP-së stina e dimrit shënon vlerat më të larta të ndotjes së ajrit, duke përmendur edhe burimet e ndotjes.

“Si burime potencialisht ndotëse tashmë të njohura janë termocentralet elektrike, përdorimi i ngrohjes në sezonin e dimrit, automjetet e vjetruara dhe trafiku i dendur, djegia e shtuar e karburanteve dhe lëndëve të ngurta djegëse, djegia e mbeturinave, përdorimi i pesticideve, mungesa e sipërfaqeve të mjaftueshme gjelbëruese, mos pastrimi i rrugëve, ndërtimet gjatë tërë vitit pa plan të mirëfilltë urbanistik, prania enorme e pluhurit në qytet “.

Ky institucion tregon edhe masat që duhet të ndërmerren për zvogëlimin e ndotjes së ajrit.

Postimi i plotë:

Ndotja e ajrit po kërcënon shëndetin e popullatës!Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike si Institucioni më i lartë…

Gepostet von Instituti Kombëtar I Shëndetësisë Publike të Kosovës am Montag, 23. September 2019
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme