IKShPK-ja vazhdon testimin për Covid-19, qytetarët të kënaqur më shërbimin e shpejtësinë e rezultateve

Prishtinë | 19 Jan 2021 | 11:57 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në tendën e vendosur në oborrin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKShPK) po vazhdon testimi i qytetarëve për Covid-19, raporton Ekonomia Online.

Qytetarët janë shprehur të kënaqur me mënyrën e sjelljes nga stafi që i kryen testimet si dhe me rezultatin e shpejtë që po u jepet.

Naim Bytyçi ka thënë se me rekomandim të mjekut familjar ka ardhur për tu testuar pasi që në testin e shpejt ka dal negativ.

“Mirë sepse unë jam përgatit me prit në rend dhe ishte efikase për tre minuta përfundoi. Unë kam qenë te doktoresha ime dhe ajo më ka udhëzuar se te testi i shpejtë kam dal negativ ndërsa në fotografim të mushkërive kam dal pozitiv dhe më udhëzoi që të vi këtu sepse është efikas. Brenda 24 orëve del rezultati”.

Edhe Fatmir Bunjkau është shprehur se testimi ka shkuar mirë dhe se nuk ka pritur në radhë.

“Metoda e testimit është në rregull, kallabllai nuk ka dhe nuk po ka nevojë me prit. Kërkesë nuk kam bërë sepse punojë në KEK, komplet me familjen kemi ardhur”.

Kurse Agim Alia, i cili nuk jeton në Kosovë ka thënë se është i mahnitur me sjelljen e stafit testues, raporton EO.

Madje ai la thënë se në kohë të saktë është testuar për Covid-19 dhe që nuk ka pritur aspak në radhë.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private, janë testuar gjithsej 1 377 mostra prej të cilëve rezultojnë 267 raste pozitive.

Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Lexo më shumë:

Të ngjashme