Infermierët që u angazhuan gjatë pandemisë protestojnë para MSh-së, ka 3 muaj që s’janë paguar

Prishtinë | 25 Maj 2022 | 09:08 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kanë tre muaj që nuk kanë marrë asnjë pagë, pavarësisht se puna dhe angazhimi i tyre ka qenë i vazhdueshëm. Stafi mbështetës shëndetësorë kanë protestuar sot para objektit të ministrisë së Shëndetësisë, nga ku kanë kërkuar që të plotësohen kërkesat e tyre e që janë: Pagat si dhe vazhdimet e kontratave, raporton Ekonomia Online.

Ata që nga politika e shoqëria u cilësuan si “heronjtë e pandemisë” kanë paralajmëruar ikjen prej Kosovës.

“Zoti Ministër na ktheni përgjigje deri në ora 16:00 se kemi kurs gjermanishtes në ora 17:00”, “Ju të gjithë krenoheni për menaxhim të pandemisë, ne ishim ARSYEJA”, “Rrezikova vetën dhe familjen time, për të të shpëtuar ty dhe familjen tënde DHE SI U SHPËRBLEVA”, ishin disa nga pankartat që mbanin në duar personeli shëndetësor.

Nurie Ukaj, përfaqësuese e infermierëve në QKUK, ka thënë në një deklarim para gazetarëve, se protesta do të vazhdojë deri sa të marrin një përgjigje konkrete nga Ministria e Shëndetësisë.

Ajo ka thënë se disa punëtorë shëndetësor e kanë bojkotuar punën shkaku i pamundësisë financiare.

“Qëllimi i protestës është për mosekzekutimin e pagave dhe asnjëherë nuk kemi marrë një përgjigje zyrtare. Momentalisht nuk largoheni prej këtu pa marr përgjigje zyrtare. Kemi bërë kërkesa shkresa e-maila po asnjëherë nuk kemi marr përgjigje përveç dje e kemi zhvilluar një takim me shefin e kabinetit, Kujtim Salihu krejt çka na ka thanë është që ka optimizëm. Ne punën e vazhdojmë njëjtë ka disa kolegë që e kanë bojkotuar arsye është pamundësia financiare për zhvillimin e mëtutjeshëm të punës”, ka thënë ajo.

E për t’iu bashkuar kësaj proteste aty ishte edhe Enlirat Duraku, infermier i rregullt në kuadër të sistemit shëndetësorë në vend.

Ai tha se stafit duhet ekzekutuar në kohën e duhur pagat, pasi që ka mundësi që dikush ende varet pikërisht nga kjo pagë.

“Pastaj edhe kontratat e punës, sepse sistemi shëndetësorë ka nevojë për ta dhe pacientët kanë nevojë për kujdesin tonë maksimal, andaj kërkesën e tyre për ekzekutim të pagave dhe vazhdim të kontratave e dimë se në sistemin shëndetësorë ka mungesa të mëdha sidomos për stafin mbështetës.Kemi kërkuar edhe nga ministri i Shëndetësisë, qoftë edhe nga Komisioni Parlamentar e Kuvendi që këta profesionistë të mbeten në punë përmes gjetjes së modaliteteve. Kërkesa e këtyre profesionistëve e i konsiderojmë si legjitime prandaj ne si organizatë e infermierëve i mbështesim në mënyrë të pakontestueshme.”, tha ai, transmeton lajmi.net.

Duraku theksoi se s’kanë marrë ndonjë përgjigje, teksa tha se ministri Latifi kur flet për “ikjen e trurit nga Kosova”, e ka fjalën vetëm për mjekët.

“Sepse ai takohet me mjekët, por takimet ne infermierë zakonisht e çon ndonjë zëvendësues për dallim nga takimet me mjekët”.

E Qëndresa Berisha, infermiere tjetër nga stafi mbështetës shëndetësorë theksoi se shkaku i problemeve me kontrata dhe paga është detyruar që të nënshkruajë kontratë pune në Gjermani. Aktualisht, ajo është e angazhuar në qendrën e vaksinimit.

“Jemi që dy vite me kontrata mbi vepër, por jemi këtu edhe për shkak të mospagesave. Po maltretohemi me kontrata tre muaj, gjashtë muaj. Po ashtu pagesat tre mujore që janë vonuar, e shumë prej nesh kemi obligime personale gjithashtu kjo vonesa që është prej tre muajsh dhe kjo vazhdimësi e kontratave mbi vepra na ka shkaktuar që më shkëput kontratën. Unë p.sh e kam shkëputur që të zhvendosem më punu në Gjermani. Kisha kërkuar nga ministri i Shëndetësisë që nëse të gjitha gjërat i ka si ministër dhe është i ngritur kisha pas qejf me e pas edhe ndjenjën njerëzore”, shtoi ajo.

Lexo më shumë:

Të ngjashme