Ish-ministri i Shëndetësisë thotë se vaksinimi po bëhet në mënyrë të parregullt, reagon Kollçaku

Prishtinë | 28 Qer 2021 | 12:15 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se disa qytetarë po vaksinohen në mënyrë të parregullt, raporton Ekonomia Online.

Zemaj tha se nuk ka promovim siç duhet të marrjes së vaksinës.

“Po shohim të ri dhe të reja që në mënyrë të parregullt po vaksinohen, nuk e dinë sa qytetar janë vaksinuar në mënyrë institucionale në Kosovë”.

“Në vendet ku jetojnë komuniteti serb dhe të tjerët fare nuk dihet sa janë vaksinuar”.

Derisa ka reaguar kryesuesja e Komisionit Fatmire Kollçaku, e cila tha se të gjithë qytetarët kanë qasje në ueb faqen e MSh-së për të parë numrin e të vaksinuarve.

“Ne kemi kërkuar nga MSh-ja planin e vaksinimit dhe të gjithë qytetarët kanë qasje”.

Derisa anëtarët e këtij Komisionit kërkuan shumë shpejtë do të vizitojnë edhe qendrat e shëndetit mendor, raporton EO.

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka bërë edhe përgatitjet për tryezën për të drejtat dhe sigurinë e pacientëve.

Lexo më shumë:

Të ngjashme