Ish-ministri Zemaj: Po keqmenaxhohet me pandeminë, duhen edhe tri vjet për vaksinim

Prishtinë | 30 Pri 2021 | 13:25 | Nga Erdonit Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka kritikuar Qeverinë Kurti për keqmenaxhim me pandeminë, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se afati se kur qytetarët duhet të marrin dozën e dytë të vaksinës është 8 qershori.

Por që sipas tij, ende nuk ka konfirmim nëse në Kosovë do të arrijnë dozat e dyta të kësaj vaksine.

Madje ai deklaroi se nëse vazhdohet me këtë ritëm të vaksinimit, ky proces mund të mos kryhet deri në tri vjet.

Zemajt ka kritikuar Qeverinë edhe për numrin e ulët të testimeve, raporton EO.

“Kjo Qeveri morri  vota e mori pushtetin, duke i kujtuar qeverisë së re që koha e dozave të dyta të vaksinave nuk kanë ardhur, ndërsa qytetarët presin këto vaksina”.

“Për fat të keq kjo nuk ka ndodhur qytetaret janë të painformuar nga ata që premtuan dhe nuk informuan drejtë, nëse vazhdon kështu atëherë gjendja pandemike do zgjasë gjatë ku qytetaret po vdesin shumë, po bëhen pak teste normal që ka pak raste, sepse po i detyrojnë bashkatdhetarët tanë që të shkojnë nëpër klinika private për testim”.

“Shtimi i personelit shëndetësor është anuluar nga një Qeveri e papërgjegjshme, që nuk e ka konsideratë gjendjen e qytetarit e as nuk ka ndonjë plan për pandeminë dhe as platformë qeverisëse”.

“LDK-ja kërkon që Qeveria të bëjë hapa konkret për gjendjen e pandemisë dhe shëndetit të qytetarëve, të krijohen kushte për personelin shëndetësor, të bëhet shtimi i pagesave të personelit shëndetësor”.

“Diçka të tillë nuk e kemi parë dhe kjo ka ngritur pakënaqësi dhe dyshime, qeveria duhet të rris bashkëpunimin me Shqipërinë dhe jo të rris inate”, tha Zemaj.

Fjalimi i plotë i Zemajt:

Të nderuar përfaqësues të mediave,Të nderuar qytetarë,​Kemi thirrur këtë konferencë për media, për të rivënë në fokus gjendjen e rëndë pandemike që vazhdon të mbizotërojë në Kosovë; si dhe për mungesën e vaksinave e mbetjen prapa të Republikës së Kosovës në këtë proces jetik për qytetarët tanë.Kjo Qeveri ka gënjyer qytetarët duke thënë se prioritet i saj është gjendja pandemike, ashtu siç po del të jetë mashtrim çdo kauzë me të cilën doli para qytetarëve, mori vota dhe ndryshoi qëndrim menjëherë pas marrjes së pushtetit.I kujtojmë Qeverisë se 8 qershori është afati i dozës së dytë të vaksinës, po nga i njëjti prodhues, Astra Zeneca, por vaksina nga ky prodhues nuk ka. Për më tepër nuk ka asnjë qartësi e saktësi se vaksinat donacion nga BE do të jenë nga ky prodhues.Donacionet nga vendet mike janë më se të mirë se ardhura, por, qytetarët e Kosovës presin që Qeveria e tyre të kontraktojë kompanitë private sa më parë të jetë e mundshme në mënyrë që furnizimi me to të jetë i bollshëm, dhe që secili qytetar të ketë mundësinë të vaksinohet. Por, për fat të keq, kjo nuk ka ndodhur. Qytetari i Republikës së Kosovës është i pa informuar nga ata që u zotuan për transparencë, u zotuan për vaksinimin e qytetarëve me 60%.Nëse vazhdohet me ritmin e tanishëm të vaksinimit, Kosovës do t’i duhet 3 vjet për ta përmbyllur procesin e vaksinimit të popullsisë.Ndërkohë, virusi po vazhdon të infektojë qytetarët tanë. Ata çdo ditë po vdesin, ndërsa, sasia e testimeve është zvogëluar dukshëm. Normal që numri i infektimeve në 24 orë del i vogël kur bëhen pak teste. Sepse, përveç që kanë zvogëluar numrin e testimeve, këta qeveritarë, me gojën plot për Mërgatën tonë, i ka detyruar bashkatdhetarët tanë që të testohen në institucione private shëndetësore.Sikur kjo të mos mjaftonte, profesionistët shëndetësor janë anashkaluar, përkrahja për ta është zvogëluar, shtimi cilësisë së shërbimeve me personel shtesë, është anuluar.E këto paradokse i prodhon vetëm një qeverisje e papërgjegjshme. Një Qeveri që ka prioritet zgjedhjet në një shtet tjetër e jo shëndetin e qytetarëve të vetë.Për fat të keq, duhet të ripërsërisim:• Qeveria e Kosovës nuk ka plan pёr menaxhimin e Pandemisë dhe deri tani nuk ka treguar se e ka prioritetit shëndetin e qytetarëve;• Qeveria jo që s’ka plan për pandemi, por, ende nuk ka as plan dhe as Platformë Qeverisëse.Andaj, për të dalë nga kjo gjendje e pa shpresë, Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon të ndërmerren veprimet e menjëhershme si në vijim: • Qeveria ta dëshmojë me veprime konkrete se shëndeti i qytetarëve është prioritet;• Të hartohet protokolli për vaksinim: kur dhe kush duhet tё vaksinohet, sipas planit të publikuar;• Të mbikëqyrë rreptësisht masat anti COVID-19;• Të krijohen kushtet për personelin shëndetësor. Të motivohen për ngritjen e cilësisë dhe sasisë së shërbimeve;• Të bëhet shtimi i pagesës pёr punëtorët shëndetësor;• Tё shtohet komunikimi dhe sensibilizimi i qytetarëve për rreziqet që shkakton COVID-19, dhe të sensibilizohet opinioni publik për domosdoshmërinë e vaksinimit; • Të shtohen përpjekjet me shtetet mike, organizatat, personalitetet vendore dhe ndërkombëtare për sigurimin e vaksinës;• Të sigurohet furnizimi me barna për çdo pacient me Covid-19, si dhe të rritet kontrolli i inspektorateve për të evituar rritjen enorme të çmimeve të ilaçeve që përdoren për trajtimin e COVID-19;• Qeveria të rrisë bashkëpunimin me Qeverinë e Shqipërisë për daljen nga ky qorrsokak dhe të hapë rrugë për vaksinimin e atyre qytetarëve që duan të vaksinohen sipas dëshirës në Shqipëri, para përkeqësimit të mundshëm të situatës;

Lexo më shumë:

Të ngjashme