Ismaili dhe Yagcilar nënshkruajnë kontratën për ndërtimin e Spitalit të Prishtinës

Prishtinë | 24 Sht 2019 | 14:21 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka thënë se sot po nis jetësimi i Spitalit të Prishtinës, një projekt i munguar dhe i kërkuar prej kohësh nga prishtinasit.

Këto deklarata ministri Ismaili i bëri pas ceremonisë së nënshkrimit të kontratës për studimit të fizibilitetit dhe hartimin e projektit detal të Spitalit të Prishtinës nga Ministri Yagcillar dhe kompania e njohur gjermne ICME.

“Sot jam shumë i lumtur që po nis jetësimin e tij një prej projekteve që kam filluar gjatë këtij viti”, ka thënë ministri Ismaili duke shtuar.

“Realizimi i këtij projekti që synon barazi e drejtësi për qytetarët ka qenë njëri nga prioritetet e mia kryesore. Kam qenë i angazhuar që të korrektohen gabimet e të kaluarës që kanë lënë Prishtinën në harresë, kurse qytetarët e Prishtinës pa kujdesin e duhur shëndetësor”.

Ismaili tha se brenda dy muajve do të ndërtohet spitali i ri, dhe për 6 muaj do të vihet gurthemeli i spitalit.

“Brenda dy viteve do ta përfundojmë, brenda 6 muajve do të kemi gurthemelin e spitalit të Prishtinës”.

Ministri Yagcilar tha se ky është një projekt shumë i rëndësishëm për qytetarët dhe punëtorët shëndetësorë.

“Uroj të gjithë qytetarët e Kosovës, ky është një projekt i rëndësishëm sidomos për komunën e Prishtinës”.

“Në këtë aspekt për mua dhe qytetarët është një projekt i rëndësishëm, uroj ministrin e Shëndetësisë dhe stafit mjekësor”.

“Në këtë projekt janë dy faza. Dy muaj do të marrë hartimi i fizibilitetit, dy muaj e gjysmë do të marrë kohë projekti dhe më pas do të fillojë ndërtimi i spitalit. Brenda  5 muajve do të fillojë ndërtimi i spitalit”.

Andrea Kdolsky ish-ministre e Shëndetësisë së Austrisë dhe nga kompania që do ta realizojë projektin, tha se ky projekt do t’i ndihmojë qytetarëve.

“Jam shumë e nderua të prezantojë këtë projekt. Ne jemi duke u përpjekur të krijojmë kushte më të mira për punë këtu në Kosovë”.

“Kjo është ajo çka me dy ministrat duam të u japim njerëzve. Ky është projekt do t’i ndihmojmë Kosovës, keni njerëz të kujdesshëm që duhet tu ofroni shërbime të merituara”.

Nënshkrimi i sotëm për Studimin e Fizibilitetit është një hap tjetër i rëndësishëm në ndërtimin e Spitalit të Prishtinës. Ky studim do të vlerësojë madhësinë dhe kapacitetet e tij.

Kësisoj ai do të hap rrugën për vazhdimin e mëtutjeshëm të këtij projekti me rëndësi të madhe për kryeqytetin.

Për periudhën tri vjeçare 2019-2021, janë ndarë 7 milionë euro për ndërtimin e këtij Spitali me mundësi shtimi të buxhetit nëse studimi i fizibilitetit thotë se ai do të kushtoj më shumë.

Lexo më shumë:

Të ngjashme