Ismaili dorëzon pajisje që kanë munguar me vjet në Gjinekologji

Prishtinë | 26 Gus 2019 | 11:24 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka vizituar sot Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, raporton Ekonomia Online.

Gjatë kësaj vizite ministri Ismaili ka përuruar pajisjen e re të Laparaskopit, e cila ka munguar në këtë klinikë në tri vitet e fundit.

Me këtë pajisje, e cila ka kushtuar 86 mijë euro, tani profesionistët shëndetësorë do të kenë mundësi që të realizojnë intervenime kirurgjike me prerje minimale përmes videokamerës të instaluar në të.


Intervenimet me Laparaskop ngrisin cilësinë dhe sigurinë e intervenimit, si dhe shkurtojnë kohën e shërimit të pacientit duke zvogëluar në masë të madhe komplikimet post operative.

Gjatë përurimit të kësaj pajisje, ministri Ismaili tha se lufta kundër korrupsionit gjatë këtyre dy viteve ka krijuar mundësi të reja për investime në shëndetësi.

“Duke luftuar korrupsionin kemi rikthyer shpresën dhe besimin e qytetarëve në Institucionet Publike shëndetësore. Por, krahas kësaj, edhe investimet. Jam shumë i lumtur që sot po përurojmë edhe një pajisje e cila i ka munguar klinikës së Gjinekologjisë për disa vite.”, ka thënë ministri Ismaili.

Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismaili, tha se me këtë pajisje pacientëve do t’u ofrohen shërbime moderne të Gjinekologjisë si në të gjithë botën.

“Kemi pasur mungesë të kësaj pajisje në tri vitet e fundit. Kjo është një pajisje shumë e mirëseardhur e cila na mundëson neve që të realizojmë operime moderne që bëhen sot në gjithë botën. Kjo është në të mirë të pacientëve pasi që shkurton kohën e shërimit për ta.”, ka thënë drejtori Jakup Ismaili.

Në Klinikën e Gjinekologjisë, në dy vitet e fundit janë ndërruar shtretërit, janë dërguar një numër i madh i pajisjeve të reja si dhe janë transofrmuar sallat e operacionit.

Lexo më shumë:

Të ngjashme