Ismaili inspekton punimet në rinovimin e Emergjencës në Gjilan: Do të rritet kualiteti i shërbimeve

Gjilan | 03 Kor 2019 | 09:34 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë (MSh), Uran Ismaili, ka vizituar Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan, ku ka parë nga afër punimet për rinovimin e Repartit të Emergjencës, raporton Ekonomia Online.

Rinovimi i Repartit të Emergjencës në SP të Gjilanit përfshinë blerjen e aparaturave moderne, ndërrimin e dyerve dhe dritareve, dyshemeës, nyjeve sanitare dhe punë të tjera. Po ashtu, do të blihet edhe inventari i ri medicinal për të gjithë repartin, me shtretër për pacientë, karroca, dollapë për barna, etj.

Ismaili tha se dëshiron vetë të jetë i involvuar në mbikëqyrjen e punimeve se si po ecin në këtë spital.

“Këtu ka qenë objekt në gjendje të vështirë dhe shërbimet kanë qenë të tilla për pacientët dhe mjekët, tani do bëhet një renovim i tërësishëm do të sjellë edhe pajisje të reja që do jepen shërbime më të mirë”, tha ai.

“Vetë erdha ta shoh punën dhe të tregojmë se duam të shohim punët e përfunduara me kohë të moszgjatet me qenë në shërbim të pacientëve dhe më pas do të vazhdojmë me ambulancat specialistike në Gjilan ku besojmë ta rrisim kualitetin e shërbimeve nga ajo që ka qenë do jetë më i mirë për qytetarë dhe personelin shëndetësorë”, tha Ismaili.

Ai tha se shpreson se së shpejti do të vijë për përurimin e objektit të rinovuar, raporton EO.

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, Nisret Hajrullahu, u shpreh falënderues ndaj ministrisë për këtë investim që po bëhet në spitalin që e ai e udhëheqë.

“Qëllimi i vizitës së ministrit është me qenë drejtpërdrejtë i informuar se ku ka arritur renovimi i emergjencës që është investim i ministrisë dhe e falënderojmë për këtë vizitë të sotme që dëshiron të jetë i involvuar dhe kryerjen me kohë të investimeve që tani është edhe fluksi më i madh i punës”, tha Hajrullahu.

Emergjenca e këtij Spitalit të Përgjithshëm nuk do të jetë investimi i vetëm që do të bëhet gjatë këtij viti.

Brenda pak ditësh do të nis puna edhe për rinovimin e tërsishëm të Ambulancava Specialistike për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në të mirë të pacientëve të këtij spitali.

Lexo më shumë:

Të ngjashme