Ismaili inspekton punimet në Spitalin Kirurgjik Pediatrik: Fëmijëve do tu ofrohen shërbime profesionale

Prishtinë | 17 Dhj 2019 | 10:44 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri në detyrë i Shëndetësisë (MSh), Uran Ismaili, ka inspektuar punimet në Spitalin Kirurgjik Pediatrik, raporton Ekonomia Online.

Projekti është donacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe do të kushtojë 20 milionë euro.

Ismaili me këtë rast tha se në bazë të intensitetit të punimeve deri në gjysmën e vitit tjetër do të përfundojnë punimet.

Ministri ka sqaruar se spitali ka rreth 10 mijë metra katrorë, kapacitet për 100 shtretër dhe pajisje bashkëkohore për shërbime profesionale ndaj fëmijëve.

Sipas tij, punimet që po zhvillohen me intensitet të lartë dhe se në gjysmën e vitit 2020 spitali do të jetë gati.

Ky spital tha ai do tu mundësojë fëmijëve shërbime profesionale.

“Ne jemi sot në një projekt që ka pas shumë probleme nuk ka nisur që një kohë të gjatë, edhe pse donatori ka dhuruar paratë”.

“E mira kësaj është që sot e shohim në fazën finale. Një hapësirë moderne që lidh me korridore me klinikat tjera”.

 “Jam i lumtur qe e shoh në fazë finale duke ditur që ka pasur probleme. Një lajm i mirë për shëndetësinë për fëmijët të kemi një spital modern”, tha Ismaili.

Ndërsa drejtoi i ShSKUK, Basri Sejdiu tha se ky spital do jetë një institucion me një infrastrukturë shumë moderne.

“Kualiteti do të rritet, fillimisht te Kirurgjia Pediatrike pastaj edhe Neonatilogjia dhe një pjesë e Emergjencës Pediatrike. Pajisjet janë fjala e fundit me të gjitha pajisjet që janë fjala e fundit”.

Ndërsa Naser Gjuka, projekt-menaxher nga kompania “Mabetex” tha se punimet janë në fazën finale, raporton EO.

“Jemi në ndërtimin e servis blloqeve që do shërbejnë për funksionimin e Spitalit Perdiatrik. Punimet janë duke u bërë me kualitetin më të lartë”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme