Ismaili: Mjekët do të paguhen më së miri në rajon

Prishtinë | 02 Shk 2019 | 11:22 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka bërë të ditur se mjekët do të kenë pagat më të mira në rajon, raporton Ekonomia Online.

Ai para nisjes së seancës për buxhetin, shtoi se ka pasur largim të mjekëve, por sipas tij, ata do të paguhen mirë të mos kenë mundësi të ikin nga Kosova.

“Do të ketë një ngritje të pagave, më të larta nën rajon. Për kohë të gjatë kemi pasur largim të mjekëve, kemi një sistem që mjekët të mos largohen jashtë vendit, të paguhen. Kemi fokus që pacienti mos të paguaj para për shërbime. Fokusi për 2019 është që të kemi pacient dhe mjekë të kënaqur”, tha Ismaili.

Ai pret që të ketë edhe disiplinë tek mjekët, ndërsa pacientët të jenë me fokus të veçantë.

“Do të presim disiplinë dhe shtim të produktivitetit. Nëse janë kryer 5 operacione do të bëhen 7 ose 10. Ata do të kenë pagat më të mira në rajon”, tha Ismaili.

“Për mua një grup i kirurgëve në Prishtinë, Prizren apo Mitrovicë, është dashur të trajtohen në mënyrë të barabartë. Kërkesa e gjithë mjekëve është plotësuar, a i kemi plotësuar kërkesat individuale, jo. Gjithmonë ka kërkesa të ndryshme”, shtoi Ismaili, raporton Ekonomia Online.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT – Deklarimet në hollin e Kuvendit

Posted by EkonomiaOnline on Saturday, February 2, 2019
Lexo më shumë:

Të ngjashme