Ismaili: Për një muaj janë shpëtuar 6 jetë nga trajtimi i infarktit brenda dy orëve

Prishtinë | 14 Gus 2019 | 11:52 | Nga halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë (MSh), Uran Ismaili, në një konferencë për media në QKUK ka njoftuar se nga lansimi i programit për trajtimin e infarktit në dy orët e para, për vetëm një muaj janë shpëtuar gjashtë jetë.

Ismaili tha se me këtë program, kur një qytetar do të ballafaqohet me sulmin në zemër, kudo që jeton ai në Kosovë, brenda dy orëve do të reagojë i gjithë zinxhiri shëndetësor, me procedura të përshpejtuara, dhe pa asnjë vonesë do ta sjellë atë në QKUK, për t’ia shpëtuar jetën.

“Me këtë shërbim ne do të arrijmë që të shpëtojmë shumë më shumë jetë të qytetarëve por edhe të luftojmë korrupsionin i cili për shumë vite ka varfëruar qytetarët tanë”.

“Që nga lansimi i këtij programi ditë më parë, profesionistët shëndetësorë të kësaj klinike u kanë shpëtuar jetën 6 personave. Gjashtë persona sot më shumë gëzojnë shëndet dhe vazhdojnë të bëjnë më të mirë jetën e familjeve të tyre falë këtij intervenimi të shpejtë që kemi krijuar”, tha Ismaili.

Më tej, ai ka thënë se në përpjekjet për të luftuar korrupsionin që ka varfëruar qytetarët, krijimi i shërbimit 24 orësh për kujdesin e zemrës dhe stentimin është shërbimi për të cilin sot të gjithë janë më krenar dhe më të sigurt.

Ismaili i pyetur për largimin nga punë të një kardiologu tha se të rëndësishëm janë pacientët dhe se duhet të respektohen dhe trajtohen me dinjitet.

“Lejnani poashtu tha se asgjë personale nuk kanë në mes të kolegëve dhe se pacientët duhet të respektohen”.

Përderisa Ismili kur u pyet për sigurimet shëndetësore, tha se kanë filluar punën dhe se në Qeverinë e ardhshme do të finalizohet si projekt.

“Sot kemi një situatë tjetër ku fondi i sigurimeve shëndetësore ka marrë formë jemi në përfundim të kontratës është ngritur sistemi i fondit, pra kemi arrit në situata që të merr formë fondi i sigurimeve shëndetësore. Qeveria ka rënë por në qeverinë e re do ta bëjmë fondin e sigurimeve shëndetësore”.

Drejtori i ShSKUK-së Basri Sejdiu, paralajmëroi që ky shërbim përveç në Prishtinë do të zgjerohet edhe në qytetet e tjera.

“Trajtimi i infarktit në 2 orët e para që ka filluar si pilot-projekt në Prishtinë shpresojmë që të zgjerohet”.

“Kemi qenë të mishëruam dhe ajo ku kemi qenë dhe ku kemi arritur është kënaqësi e madhe. Tani kemi një numër të konsiderueshëm të mjekëve në Kirurgjinë Invazive”.

“Ne në Kosovë po arrimë t’i trajtojmë në dy orët e para duke e ditur që infarkti shkakton vdekjen dhe invaliditetin sidomos te të rinjtë”.

Drejtori i Shërbimit Klinik të Kardiologjinë me Kardiologji Invazive, Tefik Bekteshi, tha se po përmirësohen shërbimet për qytetarët.

“Është kënaqësi që të flasim për gjërat e rëndësishme për popullatën tonë. Ne kemi punuar këto 2 vjet shumë me i ngrit sistemin publik që t’i apsorbojm të gjithë pacientët ajo që është ma sfiduese kamë rastet akute me rrezikojmë jete, mund të i absorbojmë të gjithë pacientët. Shpresojmë që ky projekt vitin e ardhshëm do të buxhetohet”.

“Deri tash kemi punuar me 6 pacientë prej kohës ku ka pas dhimbje, një prej Gjilanit, një prej Prizrenit dhe të tjerët nga Prishtina kemi arrit në mesatare për 24 minutash të intervenojmë dhe janë kthyer në shtëpi të shëndoshë”.

Agron Qerimi, shef i Kirurgjisë Invazive bëri thirrje që qytetarët të lajmërohen në QKUK për ankesat e tyre shëndetësore pasi që ofrojnë shërbimet më të mira në vend, raporton Ekonomia Online.

“Shërbimet të cilat jemi duke i ofruar janë jetike për popullatën, ne jemi ata që ofrojmë shërbimet më të shpejta. U përmenden gjashtë raste tri kanë qenë raste të moshave të reja, falë gatishmërisë të gjithë stafit të gjithë ata pacient janë mirë”.

EkonomiaOnline

🔴DREJTPËRDREJT – Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili Drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu, dhe drejtori i Shërbimit Klinik të Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive, Tefik Bekteshi, mbajnë konferencë për medie

Gepostet von EkonomiaOnline am Mittwoch, 14. August 2019
Lexo më shumë:

Të ngjashme