Ismaili: Po ndërtojmë qendrën e parë në Kosovë për kujdes të avancuar për sportistët

Prishtinë | 06 Kor 2019 | 10:50 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë (MSh), Uran Ismaili, ka inspektuar punimet në Qendrën e Mjekësisë Sportive dhe Klinikës së Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim në kuadër të kompleksit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Ismaili tha se për hetë të parë po ndërtohet një qendër e tillë në Kosovë, ku të gjithë sportistët tani do të kenë një adresë të denjë për shqetësimet e tyre shëndetësore.

“Kosova nuk e ka pasur asnjëherë një qendër të tillë fatëkeqësisht. Ne po shohim sot si sportistët po janë krenaria më e madhe e vendit tonë”.

“Prandaj, është obligim i yni që të krijojmë kushte dhe institucione ku ne do të mund të kujdesemi më profesionalisht për shëndetin e tyre”,.

Qendra e Mjekësisë Sportive dhe Klinikës së Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim, ka një hapësirë prej 6297 metra katror, 101 shtretër, dhe kosto prej 4.8 milionë euorsh.

Ndërtimi i jashtëm i objektit është në fazën finale dhe tani pritet që fillojnë punimet në ambientet e brendshme të kësaj klinike.

Ismaili shtoi se kjo ndër të tjera kjo do të jetë nga objektet më moderne në Institucionet Publike Shëndetësore.

“Dinamika e punimeve është shumë e mirë dhe projekti pritet të përfundoj edhe para afatit të caktuar. Unë uroj që kjo qendër të një shtysë dhe siguri më e madhe edhe për prindërit që të angazhojnë fëmijët e tyre në sport”.

Drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu, tha se në të gjitha këto investime po bëhen në vazhdën e transformimit të sektorit të shëndetësisë në Kosovë.

“Tash është afër përfundimit të punimeve me një vrull të shtuar, para afatit të përcaktuar me kontratë, dhe shihet që qendra e mjekësisë sportive dhe qendra fizikale do ta kenë një objekt modern me një infrastrukturë moderne me të gjitha pajisjet”

“…është ndihmesë shumë e madhe edhe për sportistët, do të shërbej edhe për pacientët e tjerë, do të jetë një ndihmesë shumë e madhe”.

EkonomiaOnline

🔴DREJTPËRDREJT – Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, viziton punimet në Qendrën e Mjekësisë Sportive dhe Klinikës së Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim

Gepostet von Ekonomia Online am Samstag, 6. Juli 2019
Lexo më shumë:

Të ngjashme