Ismaili viziton pacienten e 1000-të, e cila ka kryer stentimin në Klinikën e Kardiokirurgjisë

Prishtinë | 27 Sht 2018 | 13:23 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka vizituar Klinikën e Kardiokirurgjisë në QKUK me rastin e stentimit të pacientes së 1-mijtë.

Që nga koha kur shërbimi në Klinikën e Kardiokirurgjisë u bë aktiv 24 orë për 8 muaj e gjysmë janë arritur të kryhen 1 mijë stentime.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, tha se sot ka ardhur në QKUK ta vizitojë pacienten e cila ka kryer stentimin dhe është pacientja e 1 mijtë që po kryen këtë shërbim, raporton Ekonomia Online.

“Sot jemi këtu për të parë pacienten e 1 mijtë e cila ka pasur një procedurë të stentimit dhe kam ardhur për ta vizituar pacienten me këtë numër simbolik kur dihet se për këtë periudhë për sa kemi filluar ne, vitin e kaluar janë bërë vetëm 300 stentime dhe tani kemi një numër rekord 1 mijë, por presim që ky numër të rritet“, tha Ismaili.

Ismaili falënderoi gjithë stafin mjekësor për punën që kanë bërë, jo vetëm për shërimin e pacientëve, por edhe për kursimin e buxhetit të pacientëve.

“Kjo procedurë te pacientët tanë ish dashur mbi 5-6 milionë euro dhe ish dashur të paguhet nga xhepi i qytetarëve”, tha Ismaili.

Ismaili tha se kjo ditë është historike edhe për personelin ku, sipas tij, po bëjnë mrekulli në vendin tonë.

“Faleminderit stafit që na jepni shtysë të jemi më afër juve në këtë klinikë dhe tjera, duke ditur që keni profesionalizimin e duhur t’i mrrini ato që po kërkojnë pacientët tanë”, tha ai.

Drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu, tha se dita e sotme është ditë e madhe për shëndetësinë kosovare kur ka rezultate të tilla.

“Pacienti i një mijtë është shumë mirë dhe është kënaqësi shumë e madhe edhe për ne si menaxhment dhe pa përkrahjen e Ministrisë së Shëndetësisë e cila deri më tani gjithnjë ka munguar dhe tani mund të them se ka lulëzuar sepse Kardiokirurgjia dhe Kirurgjia invazive është mjaft e rëndësishme”, tha Sejdiu.

“Është një derë e hapur për gjithë qytetarët, marrin shërbime shumë profesionale por në anën tjetër është shumë kursyer mjaft shumë edhe xhepi i pacientit duke e llogaritur se 1 mijë procedura nga e kaluara e dimë që kanë qenë për trajtim jashtë institucioneve publike sepse kemi qenë në rrjedha, ka pasur faktura deri në 14 mijë euro për një procedurë”, tha Sejdiu.

Drejtori i Klinikës së Kardiokirurgjisë, Tefik Bekteshi, tha se falënderon Ismailin i cili po u mundëson lehtësira që stafi mjekësor të jetë në shërbim të pacientëve.

“Falënderoj ministrin për përkrahjen e madhe që neve po na mundëson të jemi në shërbim të pacientit”, tha Bekteshi.

Familjarët e pacientes Dinore Syla u shprehën të kënaqur me shërbimin që i është ofruar familjares së tyre.

Djali i pacientes Dinore Syla, Mejdi Syla, tha se nëna e tij dje e ka kryer këtë ndërhyrje dhe se është në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe për këtë arsye ajo sot do të lirohet nga spitali dhe do të shkojë në shtëpi.

“Me shërbimet mjekësore jam i kënaqur, janë mundu të gjithë për të mirë dhe gjithçka ka shkuar në rregull. I falënderoj të gjithë”, tha Syla.

“Sipas mjekut që ka qenë i dhomës ka treguar që pacientja sot shkon në shtëpi”, tregoi Syla.

i

Lexo më shumë:

Të ngjashme