Kërkohet implementimi i ligjit për sigurimin shëndetësor

Prishtinë | 20 Mar 2022 | 13:54 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Ditën ndërkombëtare të shëndetit oral, organizata për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi “KISCOMS”, realizon ecjen “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, që ka për qëllim informimin e fëmijëve e nxënësve mbi rëndësinë e shëndetit oral, raporton Ekonomia Online.

Xheladin Ujkani, ideator dhe udhëheqës i këtij projekti si dhe drejtor ekzekutiv i organizatës për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi “KISCOMS” , kërkon nga Ministria e Shëndetësisë si dhe Qeveria e Kosovës, implementimin e ligjit për sigurimin shëndetësor.

“Sot në ditën ndërkombëtare të shëndetit oral, të shëndetit të gojës e dhëmbëve i drejtohemi institucioneve tona shtetërore, Ministrisë së Shëndetësisë po edhe Qeverisë së Republikës së Kosovës që vizitat e fëmijëve te dentisti të bëhen të detyrueshme rreth moshës 3 vjeçare, të detyrueshme me ligj. Po kësaj me i parapri implementimi i ligjit për sigurimin shëndetësorë. Ligj i cili është votuar prej vitit 2014 edhe tash po bëhen 8 vite pa u implementu si ligj”, raporton Ekonomia Online.

Tutje Ujkani tha se nga Ministria e Arsimit kërkojnë që të ndalohet futja e ushqimeve të dëmshme në objekte shkollore.

“Kërkojmë nga Ministria e Arsimit me u ndalu futja e ushqimit të dëmshëm në institucionet parashkollore dhe fillore në Republikën e Kosovës të cilat po ndikojnë shumë në prishjen e dhëmbëve të qumështit po edhe dhëmbëve te përhershëm tek grup moshat e reja. Po ashtu nga Ministria e Arsimit, kërkojmë që për regjistrimit e fëmijëve në klasën e parë me kërku letër konfirmim prej dentistëve, prej anës së prindërve për gjendjen e dhëmbëve të qumështit e sidomos mollarëve të përhershëm që dalin rreth moshës 5-6 vjeçare. E në mesatare fëmija ka mbi 2 dhëmbë të prishur në moshën 7-8 vjeçare”, tha ai, raporton EO.

Lexo më shumë:

Të ngjashme