Kërkohet ndryshim-plotësim në Projektligjin për parandalimin e pandemisë

Prishtinë | 10 Gus 2020 | 14:38 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka mbajtur sot dëgjim publik për Projektligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë.

Kryetarja këtij komisionit, Albena Reshitaj ka thënë se deri me 13 gusht duhet  të paraqesin raportim për shqyrtim të dytë në seancë plenare, raporton Ekonomia Online.

Ajo ka kërkuar që në këtë projektligj  të futen edhe kompensimet për profesionistët shëndetësor, Policinë e Kosovës dhe për inspektorët.

“Duhet që deri me 13 gusht të paraqesim raportim për shqyrtim të dytë në seancën plenare. Me këtë projektligj janë paraparë autorizime shtesë për ndërmarrjen e masave edhe sa i përket kufizimit të lëvizjeve. Sa i përket masave ndëshkimore sipas këtij ligji do të vlejnë të gjitha pozitat ndëshkuese duke paraparë ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitësve. Nuk është paraparë i gjithë kompensimi shtesë për profesionistët shëndetësor prandaj unë kam kërkuar, po ashtu të futen policia dhe i gjithë inspektorati si dhe me pajisje esenciale”

Kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës, Plaurat Sejdiu ka thënë se inspektoratit  do t’ia lehtësojë punën.

“Inspektoratit  do t’ia lehtësojë punën ky projektligj  dhe gjobat të jenë të specifikuara. Të ketë ndëshkime  edhe  për ata që refuzojnë trajtimin”, është shprehur ai..

Nga ana tjetër kryeinspektori sanitar,  Ibrahim Tërshnjaku ka kërkuar që në këtë ligj të bëhen plotësim ndryshime.

” Në këtë ligj,  për mendimin tim është dashur të bëhet një plotësim ndryshim që të nxirret një akt tjetër dhe të nxirren përkufizime për të gjithë administratat dhe autoritetet dhe në dispozicion ndëshkimore të vendoset masa”.

E kryetari i Federatës së Sindikatës së Shëndetësisë së Kosovës Blerim Syla ka kërkuar qe me anë të këtij ligji punëtorët shëndetësor të kenë vendin e vet, sepse ai tha që ata gjatë gjithë kohës janë në rrezik.

“Duke parë që kemi shumë pak punëtorë shëndetësor në kuadër të kësaj ne e përshëndesim ligjin por ky duhet të jetë shumë i  qartë  se ku e kanë vendin  punëtorët shëndetësor. Dhe të gjithë punëtorët shëndetësor të përfshihen dhe duhet të parasheh sanakione për ata që shpërndajnë dezinformata  dhe që nuk besojnë në virus”, është shprehur Syla.

Anëtari i komisionit për Shëndetësi Bekim Haxhiu ka kërkuar që sigurimi i barnave dhe testimi në institucionet publike të jetë falas për qytetarët. Madje ai ka thënë se ky ligj ka nevojë për plotësim-ndryshime.

“Ky ligj  po bëhet për qytetarët për mbrojtjen e jetës së tyre. Në Kosovës sipas anketimeve 30% nuk besojnë që ka virus dhe vetëdijesimi dhe masat ndëshkimore  duhet  të përfshihen në këtë ligj dhe jam i bindur që në aspektin profesional do t’i përfshijmë vërejtje dhe është një nismë e mirë që do të plotësohet çdo ditë, sepse ligji nuk parasheh masat parandaluese as kontrollin është i fokusuar në aspektin e kufizimit të lëvizjes së lirë”.

“Kompensim ju takon atyre që përballen me pandeminë, janë bërë disa ndihma të kohë pakohshme por jo afatgjate. Sigurimi i barnave dhe testimit në institucionet publike duhet të jetë falas”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme