Klinika e Neurologjisë ka liruar 30% të hapësirë për trajtimin e pacientëve me Coronavirus

Prishtinë | 20 Nën 2020 | 08:43 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Klinika e Neurologjisë në QKUK ka liruar 30% të kapaciteteve për të trajtuar pacient me Coronavirus, kështu ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online, drejtori i kësaj klinike, Nexhmedin Shala.

Tutje, ai tha se në klinikën e Neurologjisë janë 5 pjesëtarë të personelit shëndetësor të infektuar me Covid-19, 2 mjekë dhe 3 infermierë.

“Klinika e Neurologjisë është duke punuar në kushte të mbrojtjes ndaj Covid -19 ku duhet të respektohen të gjitha kriteret e parapara nga IKShPK-ja për mbrojtje ndaj Covid-19. Në këtë aspekt ne punojmë me shtretër të reduktuar dhe distancë sociale të konsiderueshme ndërmjet pacientëve”.

“Me rekomandim të komitetit të shërbimit spitalor klinik universitar  ka liruar 30% të kapaciteteve që klinika të jetë e gatshme në rast të një vërshimi pacientësh me covid-19 të përgatitet për pranimin e pacientëve potencialisht të infektuar nga virusi Covid-19”.

“Në klinikë nuk ka asnjë të infektuar ndonëse ne i testojmë të gjithë pacientët që vendosen në repartin e klinikës së neurologjisë për çështje hulumtimi dhe sigurie për ta dhe për stafin”.

“I kemi 5 pjesëtar të personelit 2 mjekë dhe tre infermierë tashmë të konfirmuar me Covid-19. Është mirë që s’ka pacient të infektuar poashtu është mirë të shtohet edhe kujdesi ndaj infeksionit”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme