Kosova s’është imune nga varianti i ri i Covid-19, në Infektivë po trajtohen 95 pacientë

Prishtinë | 27 Jan 2021 | 11:48 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Kosovë nuk ka asnjë pacient të konfirmuar me variantin e ri me Coronavirus, por vendi nuk mund të jetë imune nëse ky lloj i virusit është prezentë në shtetet e rajonit dhe më gjerë.

Drejtoresha e Klinikës Infektive në QKUK, Lindita Ajazaj-Berisha ka konfirmuar në një intervistë për Ekonomia Online, se kanë dërguat disa mostra për testim jashtë shtetit.

Sipas saj, edhe pse nuk ka asnjë rast të konfirmua ka shumë mundësi që ky variant të jetë prezentë edhe në vendi tonë.

“Sipas informatave që i kemi për arsye që për këtë është e thirrur departamenti i Mikrobiologjisë të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, mirëpo ne kemi informata që disa mostra janë dërguar dhe pritet rezultatet, pas marrjes së tyre të shohim prezencën e variantit të ri të virusit”.

“Po derisa varianti është i përhapur në të gjitha vendet përreth Kosovës ekziston mundësia që edhe ne të kemi, mirëpo këto janë dilemat tona, megjithëse pas marrjes së konfirmimit, mund të themi me siguri se ekziston apo jo”.

Ajo ka bërë të ditur se në këtë klinikë janë duke u trajtuar 95 pacientë, ku 65% e tyre janë në oksigjenoterapi dhe dy pacientë janë në respiratorë në mjekim intensiv.

“Për momentin në Klinikën Infektive i kemi 95 pacientë të cilët janë duke u trajtuar, janë të hospitalizuar. Këto ditët e fundit, kemi pasur një rritje të lehtë të numrit të pacientëve të cilët janë të hospitalizuar dhe ende kemi pacientë të cilët janë në gjendje të rëndë, janë në oksigjeno terapi, 60 deri në 65 % të pacientëve janë në oksigjenoterapi dhe dy pacientë janë në respiratorë në mjekim intensiv të klinikës infektive dhe përkundër javëve të kaluara ku patëm një rënie të lehtë të numrit. Këtë javën e fundit kemi një rritje të lehtë”, tha ajo për EO.

“Gjendja e pacientëve të cilët janë me oksigjeno terapi normalisht është në gjendje më e rëndë krahasuar me këta pacientë që janë pa oksigjen, ndërsa gjendja e pacientëve që janë në mjekimin intensiv është shumë e rëndë”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme