Krasniqi: Situata me Covid-19 po rëndohet, mbi 500 pacientë me oksigjenoterapi

Prishtinë | 18 Mar 2021 | 14:14 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori i ShSKUK-së Valbon Krasniqi ka thënë se situata me Covid 19 në Kosovë është duke u rënduar, raporton Ekonomia Online.

Ai ka bërë të ditur se mbi 500 pacientë po trajtohen me oksigejnotreapi, duke shtuar se masat duhet që të respektohen patjetër.

“…gjendja po rëndohet, kemi mbi 700 pacientë në ditë, 500 janë me oksigjenoterapi. I kemi bërë qe një kohë të gjatë kapacitet tona dhe është vendosur që do të dërgojmë edhe një shkresë qeverisë që të shikojë mundësitë për zgjerim të kapaciteteve. Zbatimi i masave duhet të bëhet patjetër. Ne i kemi bërë të ditur kapacitet spitalore”.

Tutje Krasniqi tha se edhe pse e ka kaluar Covidin do të marrë vaksinën kurdo që ajo vjen në Kosovë, raporton EO.

“Për të gjitha sëmundjet nga viruse mënyra më e mirë e përdorimit është vaksina. Nga aspekti profesional çdo ilaç mund të ketë efekt anësor. Unë e kam kryer Covidin dhe në momentin që nuk kam antitrupa do ta marr vaksinën”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme