Krerëve të shtetit u kërkohet të ofrojnë politika për të varfrit, që ta kenë primare shëndetin

Prishtinë | 12 Pri 2019 | 15:32 | Nga Alban Begolli Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Shëndetësisë mbështetur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, kanë shënuar Ditën Botërore të Shëndetit me temën “Mbulimi universal shëndetësor”, raporton Ekonomia Online.

Sekretari i përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë, Naim Bardiqi, tha se financimi i sistemit të shëndetit do të ndryshojë.

“E drejta për mbrojtjen shëndetësore në Kosovë është e drejtë kushtetuese për të gjithë qytetarët. Ministria e Shëndetësisë ka nis synimin për shërbim transparent të mekanizmave në bazë të kushteve ekonomike që i kemi. Pos ndryshimeve në sistem, financimi i sistemit të shëndetit do të ndryshojë. Ministria e Shëndetësisë ka arritur që në vitet e fundit të ndajë më shumë fonde për sistemin shëndetësor në Kosovë”, tha ai.

Drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, tha se shkalla e prekshmërisë me tuberkuloz ka rënë.

“Është koha për shëndet për të gjithë. Mbulimi shëndetësor universal është qasja në shërbimet shëndetësore, pa u përballur me vështirësi. Kemi kërkesa gjithnjë e më tepër punonjës shëndetësor, mbrojtja shëndetësore duhet të jetë niveli i parë. Shkalla e prekshmërisë me tuberkuloz ka rënë. Edhe suksesi i vaksinimit është i arritshëm, në të gjitha nivelet e Kosovës”, theksoi ai.

Shefja e zyrës së OBSH-së në Prishtinë, Ardita Tahirukaj, ka ftuar krerët politikë që të bëjnë më shumë dhe të ofrojnë politika për të varfrit që ta kenë kujdes parësor shëndetin, raporton EO.

“Të gjithë njerëzit mund të kenë qasje dhe pa u ballafaquar me probleme financiare. I ftojmë liderët kosovarë për të punuar në këtë aspekt. Shteti duhet të ofroj politika që për të varfrit, të ketë kujdes parësor shëndetin. Në Kosovë, OBSH-ja është duke punuar edhe me institucionet për këto shërbime. Shëndeti është diçka parësore”, ka thënë ajo.

Arianit Jakupi, kryetar i Odës së Farmacistëve në Kosovë ka bërë një prezantim të të disa të dhënave në lidhje me rëndësinë e Ditës Botërore të Shëndetësisë.

Lexo më shumë:

Të ngjashme