Kurti dhe Vitia mbajnë konferencë të jashtëzakonshme lidhur me Coronavirusin

Prishtinë | 13 Mar 2020 | 17:18 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë thirrur një konferencë të jashtëzakonshme për medie, në orën 17:30.

Në konferencë do të jepen informata lidhur me gjendjen më të re në lidhje me Coronavirusin.

Kjo është bërë e ditur edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministria e Shëndetësisë.

“Ju ftojmë të merrni pjesë në Konferencën për media lidhur me Koronavirusin Covid-19, e cila do të mbahet sot më 13 mars 2020 nga ora 17:30 në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Në këtë konferencë, mediave do t’u drejtohen Kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti, Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitia si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve shëndetësore të Kosovës.”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

IKShPK: Rreth orës 18:00 dalin rezultatet e 15 mostrave

Edhe pse ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë më parë paralajmëroi se rezultatet e 15 mostrave të tjera, do të dalin brenda orës, e të cilat po testohet nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës.

“Sapo e konfirmova se jemi në pritje të përfundimit të të gjitha testeve, dhe pas orës 18:00, dalim me komunikatë për medie”, ka thënë zyrtarja për komunikim e këtij IKShPK-së, Era Pireva. tha Pireva.

Deri më sot, Kosova ishte ndër vendet e vetme në rajon (bashkë me Malin e Zi) pa raste të konfirmuara me Covid-19.

Të ngjashme