Latifi: Nëse Arben Vitia ka bërë shkelje të ligjit, le të merren organet e drejtësisë

Prishtinë | 26 Maj 2022 | 12:10 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka thënë se nëse ish-ministri i këtij dikasteri, Arben Vitia, ka bërë shkelje të ligjit, atëherë me të duhet të merren organet e drejtësisë.

Latifi iu përgjigj pyetjes së deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu. Haxhiu pretendon se ish-ministri Vitia është punësuar si drejtor i spitalit “Olive” dhe merr një pagë të majme prej pesë mijë eurosh. Sipas deputetit të PDK-së, ky veprim është konflikt interesi, pasi ky spital ishte licencuar nga Ministria e Shëndetësisë për teste PCR.

“Është fare e qartë se kjo pyetje është jashtë kompetencave të mia. Nëse ka pasur shkelje të ligjit, do të merren organet e drejtësisë. Unë mendoj që çdo qytetar ka të drejtë të punojë aty ku dëshiron, qoftë në sektorin publik, qoftë në atë privat”, ka thënë Latifi në Kuvend.

Lexo më shumë:

Të ngjashme