Lenjani: Emergjenca e mbipopulluar, vetëm pas zgjedhjeve po flitet për shtrëngim masash

Prishtinë | 22 Shk 2021 | 12:01 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori i Emergjencës, Basri Lenjani në takimit e Komitetit për Koordinimin dhe Vlerësimin e Situatës me pandeminë, ka kritikuar institucionet se vetëm pas përfundimit të zgjedhjeve po flasin për ndryshim të masave, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se Emergjenca është e mbipopulluar me pacientë, por edhe në spitale.

“Shqetësimi i shërbimeve emergjente në nivel vendi është për sëmundjet që po presin për procedura dhe mjekime mjekësore. Është mbipopullim. Të mendojmë edhe për të sëmurët që kanë nevojë për ndërhyrje operative. Ejani dhe vizitojeni shëbimin në klinikën emergjente ku është mbipopullimi i rasteve që kërkojnë shërbime. Nuk ka vende sidomos për pjesën e Kardiologjisë po flas për sëmundje jo për covid. Të jemi më sy hapur. Ata janë njerëzit tanë. Nuk jemi të intersura ti hapim lokalet e yti mbushim spitalet. Deri para tre javësh asnjë reagim nga institucioneve nuk ka qenë pas zgjedhjeve tash po kemi rritje të numrit. Të merren masat për ta menaxhuar situatën që po vjen” është shprehur ai.

Lexo më shumë:

Të ngjashme