Mbi 100 persona janë vaksinuar deri në mesditën e së martës në sallën “1 Tetori”

Prishtinë | 30 Mar 2021 | 13:08 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deri të martën në mesditë janë vaksinuar 103 persona kundër Covid-19 në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Këtë e ka bërë të ditur menaxheri i kësaj qendre, Niman Bardhi.

Ai tha se presin që deri në fund të ditës të vaksinohet afër 700 persona.

“Deri më tani aktualisht janë vaksinuar 103 persona, me dje 10 të vaksinuar dhe pjesa tjetër sot pra gjithsej 103. Nuk mund të dimë saktë sa do të jenë, rreth 700 persona presim që të vijnë për t’u vaksinuar”, tha ai.

Bardhi tha se janë bërë të gjitha përgatitjet që procesi të shkojë mirë, ndërsa konfirmoi se janë të angazhuara katër ekipe.

“Kemi katër ekipe që po merren me vaksinim dhe shpresojmë që të shkojë mirë. Orari zyrtar çdo ditë nga sot e tutje do jetë nga ora 08:00 e mëngjesit deri në 19:30. I kemi ekipet e ndara, turni i paradites dhe i pasdites”, tha Bardhi.

Lexo më shumë:

Të ngjashme