Mbi 60 pacientë post-Covid po trajtohen në Klinikën e Pulmologjisë, katër në gjendje të rëndë

Prishtinë | 27 Tet 2021 | 08:45 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Klinikën e Pulmologjisë janë duke u trajtuar 62 pacientë post-Covid. Prej tyre  katër janë në gjendje të rëndë shëndetësore, kështu ka thënë për Ekonomia Online, pulmologu Flamur Marku.

Tutje, ai tha se prej momentit kur është kthyer klinika në post-Covid situata është e menaxhueshme.

“Në Klinikën e Pulmologjisë janë duke u trajtuar aktualisht 62 pacientë. Duhet të cekim se të gjithë nga ta janë Covid-negativ. Ne jemi klinikë post-covid negativ tani prej tyre katër janë në gjendje më të rënduar shëndetësore për shkak të sëmundjeve të ndryshme por fatmirësisht nuk kemi pasur të vdekur”.

“Prej momentit kur jemi kthyer në klinikë post-covid situata është mjaft mirë e menaxhueshme dhe kemi kapacitete të mjaftueshme dhe rastet të cilat kanë nevojë për probleme të rënda pulmologjike qoftë nga rajoni i Prishtinës apo rajone të tjera trajtohen në Klinikën e Pulmologjisë”, tha Marku për EO.

Lexo më shumë:

Të ngjashme