Mijëra qytetarë marrin vaksinat kundër gripit sezonal, MSh-ja ka në dispozicion 100 mijë sosh

Prishtinë | 09 Dhj 2019 | 15:32 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qytetarë të shumtë kanë mesditën e së hënës bllokuan hyrjen e Njësisë së Vaksinimit me Imunizim, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Të gjithë priten në rend për të marrë vaksinën kundër gripit sezonal, të cilat kanë filluar të jepen sot.

Një nga to është edhe Fatime Nushi e cila për shkak të sëmundjes së diabetit, kujdeset që çdo vjet të vaksinohet.

“Vij unë vjet për vjet pasi e kam sëmundjen e sheqerit, dhe më duket se më bën më mirë se gripi me kap menjëherë, jam shumë e ndjeshme. 

Nuk kom pas problem, sëmundja me bie prapë gripi, por më lehtë më duket e kaloj”, u shpreh ajo.

Sherife Zogaj, është një qytetare tjetër e cila ka dy vjet që e merr vaksinën për gripin sezonal.

Njësoj sikurse Nushi, edhe Zogaj ka problem me sëmundjen e sheqerit.

“Kam sheqerin, tension”, u shpreh ajo.

Skender Skenderi, i cili po priste të marr vaksinën,  thotë se ka disa vjet që e merr vaksinën kundër gripit sezonal, dhe që asnjëherë nuk ka pasur ndonjë problem.

“Shumë herë e kam marrë, kur ka qenë e kam marr kur kam qëllua. Mosha po bëhet çdo vjet më e madhe. Kur e kam marr unë nuk kam pasur asnjëherë asgjë, asnjëherë nuk kanë dështuar”, u shpreh ai.

Epidemiologu dhe Shefi i shërbimit të Vaksinimit,  Nexhmedin Hoti, thotë për Ekonomia Online se për Prishtinën janë 10 mijë doza për 10 mijë qytetarë të cilët kanë nevojë për këtë vaksinë.

“Kryesisht duhet ta marrin vaksinën personat mbi 65 vjet si dhe personat me sëmundje  kronike pa marrë parasysh moshën e tyre. Të sëmurët kardiovaskularë, pulmonarë, të sëmurët nga diabeti, nga karcinomat, të sëmurët nga veshkët që kanë sëmundje kronike si dhe gratë shtatzëna dhe personat me mbi peshë”, thotë ai.

Hoti, theksoi për EO se vetëm deri në orën 12 për të marrë vaksinën kanë qenë mbi 1 mijë persona.

Kjo sipas tij, është një mbingarkesë për QKMF-në, prandaj edhe lut qytetarët të mos shkojnë të gjithë përnjehërë për të marrë vaksinën.

“Deri në orën 12 të ditës së sotme dita e parë që jepen vaksina kanë ardhur mbi 1 mijë persona. Është pak e rënduar situata me marrjen e vaksinave ngase është një fluks i madh për të cilën qytetarët nuk kanë të vijnë përnjëherë të marrin vaksinat. Ka vaksina mjaft për ta, për kategoritë që përmendëm, prandaj duhet të vijnë dalëngadalë t’i marrin vaksinat. Koha është  e përshtatshme për ti marrë, nuk ka nevojë për shqetësime, prandaj i lus edhe qytetarët me këtë rast që të vijnë gradualisht t’i marrin vaksinat jo përnjëherë të gjithë qytetarët”, thotë ai.

Epidemiologu Hoti, theksoi se këto vaksina shërbejnë vetëm kundër gripit sezonal.

“Këto vaksina shërbejnë vetëm kundër gripit sezonal të tipit A, dy tipet A dhe dy tipet B. Për këto dy tipet është përgatitur kjo vaksinë”, tregoi ai.

Të gjithë qytetarët mund të marrin vaksinat që nga ora 07:00 e mëngjesit deri në orën 19:00.

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike,  në funksion të parandalimit të gripit sezonal, MSh ka porositur 100.000 vaksina kundër gripit (prej tyre 500 doza pediatrike).

Vaksinat kundër gripit sezonal, të cilat do të përdoren sivjet, sipas rekomandimeve të bëra nga OBSh, do të jenë katër shtamëshe, që e rrisin fuqinë mbrojtëse ndaj virusëve më agresivë në qarkullim të gripit sezonal.

Lexo më shumë:

Të ngjashme