Ministri Ismaili dhuron një autoambulancë për QKMF-në e Rahovecit

Rahovec | 16 Nën 2017 | 13:18 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, ka dhuruar një autoambulancë Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) e Rahovecit.

Ministri Ismaili tha se kjo qendër nuk ka pasur autoambulancë prej viti 2004 dhe se janë të përkushtuar që t’i dalin në ndihmë, raporton Ekonomia Online.

Ismaili më tej shtoi se buxheti i rritur për shëndetësi do të krijojë kushtet e nevojshëm për trajtim dinjitoz të pacientëve, duke premtuar edhe më shumë investime në spitalin e Rahovecit.

Sipas tij, mjekët nuk do të kërkojnë punë jashtë vendit, por se institucionet do t’i kenë prioritet duke iu ofruar kushte e mundësinë për zhvillimin e tyre profesional dhe angazhimin e tyre në institucionet shëndetësore.

“Ne kemi bërë një investim të duhur këtu në Rahovec. Që nga 2004-ta kjo qendër ka pas nevojë për një investim të tillë. Ne poashtu synojmë si Ministri që me rritjen e buxhetit të shëndetësisë të ketë edhe investime të duhura për qytetarët. Mjekët po ashtu nuk do të kërkojnë punë jashtë vendit por prioriteti i tyre do të jetë këtu në Kosovë”, tha Ismaili.

Ndërsa kryetari i Komunës Idriz Vehapi, tha se ministria e Shëndetësisë i është përgjigjur kërkesës sonë për një autoambulancë të re, të cilën e pranuam sot nga ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili.

“Autoambulanca moderne do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve të komunës së Rahovecit, të cilët kanë nevojë për shërbime më të shpejta shëndetësore”, tha ai.

Lexo më shumë:

Të ngjashme