Mjekë nga Turqia për një javë në Kosovë, Ismaili thotë se do të përfitohet nga përvoja e tyre

Prishtinë | 17 Qer 2019 | 09:02 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka filluar Java e Shëndetësisë Kosovë-Turqi 2019, raporton Ekonomia Online. 26 profesionistët shëndetësorë turq që do të qëndrojnë për një javë në Kosovë do realizojnë operacione të ndërlikuara për fëmijë dhe për të rritur.

Ministri i Shëndetësisë (MSh), Uran Ismaili tha se përmes Javës së Shëndetësisë synohet të përmirësohet cilësia e shërbimeve shëndetësore.

Ai ka shtuar se gjatë kësaj jave do të këtë edhe aktivitete të tjera, duke falënderuar stafin e mjekëve nga Turqia.

“Është kënaqësi e veçantë me hap ceremoni të tillë për faktin se në thelb të përpjekjeve tona është që të krijojmë mundësi të ngrisim cilësi në shëndetësi. Një përpjekje e tillë është edhe sot ku kemi ndihmën apo asistimin nga profesionet shëndetësor nga Turqia”.

“Një mundësi si kjo na bënë që reformat të jenë të prekshme dhe të jenë më përfitim për profesionistët shëndetësor dhe pacientët. Janë 26 persona që sot dhe do të shpërndahen në të gjitha klinikat dhe kështu duke shkëmbyer përvojat nga Kosova në Turqi dhe nga Turqia në Kosovë”.

“Gjatë kësaj jave do të shohim aktivitete të ndryshme. Shpresoj se do të ketë kërkesa ta shtynë për dy jave. Është viti i gjashtë që po organizohet dhe shpresoj që kjo traditë të vazhdojë”.

Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar, tha se do të përkrahin dhe qëndrojnë pranë shtetit të Kosovës.

“Në prani të juaj falënderoj stafin nga Turqia që kanë ardhur këtu. Ne do të kryejmë 396 operime. Në kuadër të kësaj jave delegacioni përbërë nga 20 doktorë të vendit tonë do të organizojnë edhe operime”.

“Ne si shtet i Turqisë do të bëjmë përpjekjet tona të qëndrojmë afër Kosovës. Në kuadër të javës së shëndetësisë do të vazhdojmë t’i japim mbështetje dhe do të vazhdojmë edhe më tutje të kemi bashkëpunime edhe me institucione tjera. Uroj që të kemi edhe shumë bashkëpunime të tjera, vendi i Kosovës ka një vend të veçantë në zemrat tona”.

Drejtori i ShKUK-së Basri Sejdiu tha se nga ky bashkëpunim më së shumti do të përfitojnë pacientët.

“Pacientët do te përfitojnë shumë krahas mjeteve tona. Shpresoj se kjo të jenë të ardhmen edhe në profilet tona për një qendër si janë klinikat në Turqi”.

Përfaqësuesi i mjekëve nga Turqia, Arif Cetik ka thënë së përmes javës së shëndetësisë do të shkëmbehen përvoja ndërmjet të dyja vendeve, raporton EO.

“Turqia dhe Kosova ekziston marrëveshja në fushën e shëndetësisë e nënshkruar që nga viti 2009. Në kuadër të kësaj marrëveshje ndajmë përvoja ne këtu jemi në kuadër të marrëveshjes, por edhe dërgimin e 100 pacientëve të Kosovës më Turqi për shërim”.

Në mesjavë, për vizitë në Kosovë do të qëndrojë edhe zëvendësministrja e Shëndetësisë e Republikës së Turqisë, Prof. Dr. Emine Alp Meşe me ç’rast dy ministritë respektive të Shëndetësisë do të nënshkruajnë Planin e Veprimit për implementimin e bashkëpunimit në shëndetësi midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë.

EkonomiaOnline

🔴DREJTPËRDREJT – Fillon Java e Shëndetësisë Kosovë-Turqi 2019. Merr pjesë dhe ministri Uran Ismaili

Gepostet von EkonomiaOnline am Sonntag, 16. Juni 2019
Lexo më shumë:

Të ngjashme