Mjekësia kosovare, pjesëmarrëse në simpoziume ndërkombëtare

Prishtinë | 10 Tet 2016 | 10:55 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kosova Open Medical Club në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, Qendrën Klinike Universitare të Kosovë (QKUK) dhe Fakultetin e Mjekësisë kanë bërë prezantimin e pjesëmarrjes së 391 kosovarëve në simpozimiun e edukimit mjekësor në Salzburg të Austrisë.

Nga 391 pjesëmarrës 245 ishin meshkuj dhe 146 femra.

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Imet Rrahmani ka bërë shprehur mbështetjen e tij si ministër, duke thënë që mantel bardhët duhet të ecin në hap me kohën me kolegët e tyre nëpër gjithë botën.

“Unë sot shpreh të jem i gatshëm që të gjithë kolegët, mjek që të marrin pikë akredituese dhe licencat në mënyrë që të jenë në hap me kolegët e tyre. Mjekësia kosovare ka plotë faqe të mbushura, faqe me histori të mbushura me fakte të mira dhe ka një kontigjent të madh të shkencëtarëve”, ka thënë Rrahmani.

Pjesëmarrëse e këtij prezantimi ishte edhe dekanja e Fakultetit të Mjekësisë, Suzana Manxhuka, e cila shprehi falënderimin e saj për mundësinë e pjesëmarrjes së profesorëve dhe doktorëve të Kosovës në simpoziume ndërkombëtarë.

“Ne u jemi mirënjohës për mundësin që u ka dhënë ky projekt stafit mjeksorë të QKUK-së dhe stafit akademik të Universitetit të Prishtinës. Mundësia për të ndarë eksperiencën mes Kosovës dhe shteteve të tjera dhe për të parë nga afër Radiologjinë ka ndikuar për të mirë tek stafi ynë, benefitet të cilat janë shpërndarë edhe tek pjesëmarrësit e tjerë”, është shprehur Manxhuka.

Doktor, Bujar Gjikolli, gjatë prezantimit të tij ka thënë që edukimi mjekësor është pakufi dhe se në këtë projekt të Salzburgut marrin pjesë të gjitha universitet më të mira të Austrisë dhe 20 universitete të tjera të përzgjedhura

“Në projektin e Salzburgut marrin pjesë të gjitha Universitetet më të mira. 20 universitete të tjera përzgjidhen të jenë nga vende të ndryshme të botës. Në tërësi mund të themi se në këtë projekt marrin pjesë 130 shtete dhe ligjërues nga e mbarë bota”, tha Gjikolli.

imet-rrahmani

Lexo më shumë:

Të ngjashme