MSh-ja do ta rinegociojë kontratën për furnizim me vaksina anti-Covid

Prishtinë | 13 Tet 2021 | 11:14 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e MSh-së për rinegocimin e kontratës për furnizimin me vaksinat anti-Covid, raporton Ekonomia Online.

U.d. e ministrisë së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku ka kërkuar aprovimin e Qeverisë, derisa ka shtuar se kontrata përfundon në vitin fund të vitit.

“Meqenëse kontrata përfundon në fund të vitit 2021 MSh-ja e ka të domosdoshme inicimin e procedurave për viti 2022, andaj kërkojmë aprovimin që MSh-ja të veprojë për negocimin e kontratave dhe amendamentin e kontratave”.

“Propozimi është i shoqëruar nga dokumentacioni, andaj edhe kërkojmë aprovimin tuaj”.

Në këtë mbledhje është bërë edhe zëvendësimi i kryesuesit në Komitetin anti-Covid, ku tashmë Dafina Gexha është kryesuese.

Lexo më shumë:

Të ngjashme