MSh-ja rekruton 200 specializantë, testime për Coronavirus edhe në klinikat private

Prishtinë | 06 Kor 2020 | 14:57 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Për shkak të rritjes së numrit të rasteve të infektuar me Coronavirus e veçanërisht pas rasteve të përfunduara me fatalitet, Ministria e Shëndetësisë po punon në forcimin e kapaciteteve dhe në finalizimin e planit për testimet.

MSh-ja po krijon mundësinë për testime serologjike përveç atyre virologjike. Këto testime do të kryhen edhe në klinikat private në të gjitha komunat.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti tha për Ekonomia Online se MSh-ja ka kërkuar nga spitalet rritjen e numrit të shtretërve dhe punonjësve shëndetësor për luftimin e  virusit.

Ai ka sqaruar se MSh-ja ka finalizuar procesin e rekrutimit të 200 specializantëve.

“Është kërkuar nga spitalet të rrisin numrin e shtretërve të ketë më shumë personel shëndetësor si dhe MSh-ja ka finalizuar procesin e rekrutimit të 200 specializantëve të fushave të ndryshme mjekësore të cilët do të kontribuojnë në monitorimin e situatës. Do të forcohen kapacitetet e tjera qoftë me pajisje dhe testime”.

“Grupi punues i MSh dhe i IKShP-së po punojnë në finalizimin e planit për procedurat e testimeve. Përveç testimeve virologjike në IKShP krijohet mundësia që të kemi edhe testime serologjike”.

“Këto nuk do ta përjashtojnë sektorin privat. MSh-ja do të gjej mekanizma ligjor që në mënyrë që secili proces ta respektoj ligjet në fuqi dhe të siguroj kualitetin e tyre”,  ka thënë ai.

Hoti potencoi se do të rriten kapacitetet e testimit në fushën e detektimit të hershëm të Coronavirusit, raporton EO.

“Testimet në ditët e ardhshme pas sigurimit të aparaturës së nevojshme do të decentralizohen edhe në komunat tjera”.

“Qendrat rajonale të shëndetit publik do të pajisen me aparaturë për testime virologjike. Po shikohet mundësia edhe për testime në institucionet private shëndetësore. Është duke u finalizuar ky plan”, shtoi Hoti.

Lexo më shumë:

Të ngjashme