Ndryshon kategorizimi i komunave, 14 në zonën e kuqe

Prishtinë | 05 Mar 2021 | 15:13 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë ka bërë rangimin e ri të komunave sipas zonave bazuar në rezultatet e IKSHPK-së, përkatësisht numrin e rasteve të reja të COVID-19 në 100.000 banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh.

Nga sot e deri më 12 mars, në zonën e kuqe janë 14 komuna:

Zveçani, Mitrovica  e Veriut, Prishtina, Fushë Kosova, Kamenica, Leposaviqi, Peja, Zubin Potoku, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Kllokoti, Mitrovica e Jugut dhe Lipjani.

Në zonën e verdhë janë 13 komuna:  

Vushtrria, Podujeva, Ferizaji, Deçani, Vitia, Rahoveci, Graçanica, Prizreni, Novobërda, Suhareka, Kaçaniku, Shtimja dhe Istogu.

Në zonën e gjelbër  janë 11 komuna:

Skenderaj, Klina, Drenasi, Dragashi, Juniku, Malisheva, Mamusha, Shterpca, Hani i Elezit, Parteshi dhe Ranillugu. 

Komunat që kanë pësuar ndryshime gjatë kësaj jave janë:

·         Mitrovica e Veriut nga zona e verdhë ka kaluar në zonën e kuqe

·         Mitrovica e Jugut nga zona e verdhë ka kaluar në zonën e kuqe

·         Leposaviqi nga zona e verdhë ka kaluar në zonën e kuqe

·         Gjilani nga zona e verdhë ka kaluar në zonën e kuqe

·         Gjakova nga zona e verdhë ka kaluar në zonën e kuqe

·         Kamenica nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e kuqe

·         Zubin Potoku nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e kuqe

·         Kllokoti nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e kuqe

·         Shtime nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e verdhë

·         Istog nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e verdhë

·         Deçani nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e verdhë

·         Rahoveci nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e verdhë

·         Prizreni nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e verdhë

·         Novobërda nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e verdhë

·         Suhareka nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e verdhë

·         Kaçaniku nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e verdhë

Të ngjashme