Më në fund do dalë ilaçi për kurimin e migrenës për 20 vite

Prishtinë | 01 Gus 2018 | 11:30 | Nga

Ilaçi i parë për kurimin e migrenës për 20 vite do të dalë në treg pas disa javësh në Britani pasi zyrtarët evropianë të shëndetësisë i dhanë një licensë.

Erenumab është një medikament mujor që parandalon thuajse gjysmën e dhimbjeve të shkaktuara nga migrena. Firma farmaceutike ‘Novartis’ po e përgatit që ta dërgojë në Britani dhe pritet që pacientët ta marrin brenda 6 javëve.

Çmimi i ilaçit në Britani nuk dihet ende, por në Shtetet e Bashkuara kushton 438 paund për injeksion dhe 5.250 paund në vit.

Shkencëtarëve britanikë iu deshën 3 dekada që të zhvillojnë ilacin Erenumab. Më në fund, Komisioni Europian ka dhënë leje që të përdoret nga pacientët, të cilët kanë dhimbje nga migrena të paktën 4 ditë në muaj.

Migrena është një sëmundje neurologjike me dhimbje pulsative të kokës e shoqëruar me vjellje, ndjeshmëri ndaj dritës, zërave dhe ndaj aromave.

Fillon me simptomë prodromale, gjysmë deri një orë para kokëdhimbjes, me eufori, depresion, lodhje, puls të shpejtuar, anoreksi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme