Në IKShPK vazhdon testimi për Covid-19

Prishtinë | 04 Maj 2021 | 10:29 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në oborrin e Instituti Kombëtar të Shëndeti Publik (IKShPK) edhe gjatë së martës ka vazhduar testimi për Covid-19.

Edhe pse ditë pushimi janë parë qytetarë të interesuar për të kryer testimin.

Lidhur këtë proces, Ekonomia Online ka provuar të bisedojë me doktoreshën kryesor Donjeta Pllana, por që ajo nuk ka qenë e qasshme.

Përderisa gjatë 24 orëve të fundi janë testuar gjithsej 2 052 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 101 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 105 636 raste nga 541 762 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2 187 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 421 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 95 466 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7 983.

Lexo më shumë:

Të ngjashme