Në Infektivë 93 pacientë po trajtohen me oksigjeno-terapi, asnjë i infektuar me variantin Mu

Prishtinë | 20 Sht 2021 | 12:19 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 93 pacientë me oksigjeno-terapi, kështu ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online, u.d i drejtorit të kësaj klinike Arben Vishaj.

Madje, ai tha se në këto ditë ka rënie të numrit të pacientëve të infektuar me Covid-19 deri në 50%.

“Ne në Klinikën Infektive për momentin i kemi 94 pacientë të spitalizuar dhe 12 pacientë në mjekimin intensiv. Nga këta 93 pacientë janë duke marr oksigjeno-terapi”.

“Në përgjithësi në këto ditët e fundit kemi një rënie të pacientëve të kërkesës për spitalizim dhe rrjedhimisht dy nga klinikat Covid janë zbrazur me pacientë dhe tash trajtohet vetëm në Klinikën Infektive dhe në Mjekësinë Sportive që i bie se kemi rënie 50% të numrit të spitalizuarve në krejt QKUK-në”.

Vishaj theksoi se nuk ka asnjë të diagnostikuar me variantin Mu, duke theksuar që në të ardhmen është me rëndësi që sistemi shëndetësor të fuqizohet, raporton EO.

“Ne me këtë variant nuk kemi përvojë dhe nuk kemi raste të diagnostikuar dhe rrjedhimisht nuk kemi informata të duhura për këtë variant. Por pa marrë parasysh se çfarë variantesh do të vijnë në të ardhmen ajo që është me rëndësi është që sistemi shëndetësor duhet të fuqizohet edhe më tutje ne kuptimin e avancimit të pacientëve në përgjithësi”.

Në Kosovë janë 9 mijë e 764 raste aktive me Covid-19. Sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) numri më i lartë i rasteve aktive me coronavirus është në Komunën e Prishtinës.

Në Prishtinë janë 1 mijë e 978 raste aktive me coronavirus. Ndërsa Komuna e Ferizajt është e dyta për nga numri më i lartë i rasteve aktive. Më së paku raste aktive është Komuna e Graçanicës.

Lexo më shumë:

Të ngjashme