Në Infektivë s’ka raste me Coronavirus, bëhet thirrje për vigjilencë nga qytetarët e institucionet

Prishtinë | 28 Jan 2020 | 14:32 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ndonëse virusi kinez i njohur si Coronavirus ka filluar të përhapet edhe në Evropë, deri më tani në Kosovë, përkatësisht në Klinikën Infektive nuk është raportuar për asnjë rast të dyshimtë, ka konfirmuar në një intervistë për Ekonomia Online, infektologu, Valbon Krasniqi.

Sipas Krasniqit, as Kosova dhe as një vend tjetër nuk është i kursyer nga rreziku i paraqitjes së virusit kinez.

“Për momentin nuk kemi pasur asnjë rast të dyshimtë dhe asnjë rast me simptoma të këtij gripi të shkaktuar nga Coronavirusi deri më tash në klinikën tonë nuk është paraqitur”, tha ai.

“Normalisht megjithatë as Kosova sikurse asnjë vend tjetër nuk është e kursyer nga mundësia e përhapjes së këtij virusi meqenëse tani po dëshmohet se virusi ka aftësi përcillet nga njeriu në njeri përmes rrugëve arogjene, ka ende për tu studiuar ky virus, megjithatë duhet të ngritet vigjilenca edhe e qytetarëve, por edhe e institucioneve shëndetësore të Kosovës”, theksoi Krasniqi.

Krasniqi, më tej thotë se Klinika Infektive kanë ndërmarrë masa nëse mund të shënohet ndonjë rast me simptoma të Coronavirusit.

“Ky është fakt që është virus i ri megjithatë për shkencën por edhe për Klinikën Infektive nuk janë të panjohur Coronavirusët. Si klinikë Infektive ne jemi të gatshëm të pranojmë çdo rast që eventualisht mund të paraqitet me simptome të këtij gripi”, tha ai.

Ndërsa, nga Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, thonë se nuk ka nevojë për panik në vend, por që ka nevojë për kujdes.

Gjatë takimit të Komitetit për Sëmudje Ngjitëse, të mbajtur një ditë më parë, Klinika Infektive ka bërë kërkesë që të pajisen me maska dhe mjete mbrojtëse si dhe kishte treguar planin për krijimin e një reaprti të izolimit brenda klinikës në rast të paraqitjes së ndonjë rasti.

Numri i të vdekurve nga Coronavirusi i ri ka shkuar në 106, ndërsa numri i të prekurve në 4 500.

Virusi është përhapur përreth Kinës dhe në të paktën 16 vende të ndryshme, së fundmi raportohet se sëmundja ka mbërritur edhe në Gjermani.

Lexo më shumë:

Të ngjashme