Në Kardiologjinë Invazive me aparaturat e reja, tani infarkti akut trajtohet në 2 orët e para

Prishtinë | 23 Kor 2019 | 14:11 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Mes vështirësive, Kardiologjia Invazive filloi punën në vitin 2008. Në krye të një ekipi mirë të trajnuar, pavarësisht rrethanave të kohës, kardiologu Basri Sejdiu bëri koronarografinë e parë.

 I vetëdijshëm për nevojën e zgjerimit të shërbimeve për probleme në zemër, pas 1 viti kreu të parin tentim.

“Mund ta përshkruash si një ndjenjë shumë të veçantë, kur kemi arritur që të gjithë pacientëve, pa dallim moshe, gjinie, race që t’ua hapim derën dhe në Qendrën Klinike Universitare të trajtohen, qysh mund të trajtohen edhe në vendet më të zhvilluara europiane”, thotë Sejdiu.

Kardiologjia, ditë më parë, aktivizoi angiografin e ri. Sejdiu bëri intervenimin e parë me të për rrumbullakësuar misionin, që e nisi para 11 vjetësh.

“Angiografi i ri e hap një epokë të re në historinë e Kardiologjisë Invazive, sepse dy aparate dhe dy salla na e mundësojnë tani që të gjithë pacientët në Kosovë të trajtohen në dy orët e para”, thekson Sejdiu.

Në Kardiologjinë Invazive sot nuk ka listë të pritjes për stentim, derisa infarkti akut trajtohet në 2 orët e para.

Lexo më shumë:

Të ngjashme