Në QKUK mbi 100 të infektuar me Coronavirus në oksigjenoterapi

Prishtinë | 09 Kor 2020 | 14:56 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në klinikën Infektive cdo ditë paraqiten më shumë se 100 raste ambulantore, kjo pas rritjes së numri të rasteve me Coronavirus, ka bërë të ditur drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj-Berisha, në një intervistë për Ekonomia Online.

Ajazaj-Berisha, tha se tashmë situata është shqetësuese dhe ka forma të rënda të sëmundjes që kanë probleme të frymëmarrjes, të cilët kërkojnë spitalizim por edhe mjekim intenziv”.

“Javët e fundit kemi rritje të numrit të rasteve me Coronavirus të cilët kërkojnë ndihmë mjekësore në Klinikën Infektive dhe raste të cilat spitalizohen dhe që janë të konfirmuar me Coronavirus”.

“Klinika punon me kapacitet të plotë dhe po hyjmë në muajin e gjashtë që Klinika Infektive është duke punuar 24 orë gjatë shtatë ditëve të javës dhe me rritjen e numrit të rasteve nëpër teren është rritur edhe numri i rasteve që kërkojnë ndihmë mjekësore”.

“Është shqetësuese për ne se tani më kemi forma të rënda të sëmundjes që kanë probleme të frymëmarrjes dhe kërkojnë spitalizim, por edhe mjekim intensiv”, shtoi Ajazaj-Berisha.

Tutje, Ajazaj-Berisha theksoi se nga personeli shëndetësor janë të prekur me Coronavirus, një infermiere dhe infektologe.

Sipas saj, ka pacientë që janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ku 50 deri në 60 % janë raste që kërkojnë osigjenoterapi ndërsa numri i rasteve ka shkuar në mbi 100, raporton EO.

Ajazaj-Berisha ka thënë se përveç Klinikës Infektive, raste të shtruara ka edhe në Pulmologji dhe Mjekësinë Sportive.

“Përveç personave që i kemi me Coronavirus, kemi edhe në personelin shëndetësorë të prekur me këtë virus që kanë rezultuar pozitiv, por edhe pse jemi personel nuk do të thotë që infeksioni të merren vetëm brenda personelit”.

“Ne për momentin kemi vetëm një infermiere që është pozitiv dhe tani më është në shtëpi dhe një infektologe. Ka pacientë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe me terapi intensive. Kohëve të fundit diku 50 deri në 60 % janë raste që kërkojnë osigjenoterapi ndërsa numri i rasteve është mbi 100”.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë pa pushim edhe përkundër familjeve jemi në punë dhe stafi është i lodhur por do ti ofrojmë shërbime shëndetësore të gjithë atyre që kanë nevojë për ne”. 

“Nuk është vetëm Klinika Infektive që është duke u marrë vetëm me trajtimin e rasteve me Coronavirus, tash me shtimin e rasteve është edhe Klinika e Pulmologjisë dhe Klinika Sportive, por janë edhe spitalet regjionale”, shtoi ajo.

Lexo më shumë:

Të ngjashme