Në QKUK mundësohet rikonstruktimi i gjirit, vetëm 20 të prekura nga kanceri kanë kryer këtë ndërhyrje

Prishtinë | 26 Tet 2019 | 14:43 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Kirurgjinë Plastike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), vetëm 20 të prekura nga kanceri kanë bërë rekonstruksionin e gjirit.

Violeta Zatriqi, kirurge plastike dhe rekonstruktime, i tha Ekonomia Online, se numri i atyre që kërkojnë këtë shërbim është i vogël për shkak të mossensibilizimit dhe informimit se ky operacion mund të kryhen me sukses.

“Ne fatkeqësisht kemi, duke pas parasysh që numri i femrave me kancer të gjirit është shumë i madh, ne nuk kemi një numër të madh, diku rreth 20 paciente të cilat janë operuar. Unë mendoj që mos ardhja e tyre në klinikën e kirurgjisë plastike është mos sensibilizimi apo mos informimi i duhur i tyre që këto operacione mund të kryen me shumë sukses”

Zatriq ishte e pranishme në ecjen tradicionale “Zbulimi i Hershëm-Mbijetesë”, e cila ka për qëllim vetëdijesimin ndaj sëmundjes së kancerit të gjirit.

“Misioni im është që të gjitha femrat që kanë kaluar një periudhë shumë të keqe të jetës së saj me kancer të gjirit, të drejtohen te kirurgu plastik. Të vijnë tek ne dhe ne do t;ju bëjmë zgjidhjen më të mirë për to që ato ti kthehen jetës normale”

Ajo tha se ka dalë në këtë manifestim me qëllim të informimit të të gjitha femrave që kanë mundësi të bëjnë rindërimtin e gjirit.

“Misioni im që kam dalë sot është sensibilizimi  dhe informimi i të gjitha femrave, heroinave të cilat kanë luftuar kundër kancerit të gjirit, që kanë mundësi të bëjnë rindërtimin rekonstruksionin e gjirit, sepse sëmundja e gjirit është një sëmundje multi-dispiplinare e cila fillon nga diagnostikimi nga ana e radiologut, pastaj operimi nga ana e kirurgut torakal shkon për mjekim tek onkologu ku merr terapi medikamentoze edhe radioterapi dhe mjekimi përfundon te kirurgu plastik”.

“Ne jemi ata të cilët i kthejmë femrës vetëbesimin për të jetuar si një femër kudo në botë, si shoqet, nënat apo si motrat e veta, sepse gjiri është një organ shumë  me rëndësi për femrën, i cili simbolizo seksin femëror dhe një femër e cila e ka të amputuar gjirin ndjehet inferiore si para bashkëshortit ashtu edhe para shoqërisë.”, theksoi Zatriqi

Sipas saj, kirurgët plastikë janë të vetmit që bëjnë rekonstruksionin e gjirit. Gjithashtu thotë të kenë marrë premtime se në listë esenciale do të kenë edhe proteza të silikonit, raporton EO.

“Ne në kirurgjinë plastike e ceki me theks të veçantë që kirurgët plastikë janë të vetmit ata që e bëjnë rekonstruksionin e gjirit. Të gjitha këto femra duhet të drejtohen në kirurgjinë plastike, aty mund t’i nënshtrohen intervenimeve kirurgjike pas asnjë pagesë”.

“Falë bashkëpunimit dhe premtimit të ish presidentes Jahjaga na ka premtuar, ndoshta edhe Ministria e Shëndetësisë do të fut protezat e silikonit të jenë në listë esenciale që këtyre femrave t’ju plasohen këto proteza dhe të kthehen në shtëpi me një gji të shëndoshë’, u shpreh kirurgia plastike.

Më tej, Zatriqi, thekson se këto operacione nuk janë të dëmshme, dhe kanë për qëllim t’ua kthejnë të prekurave nga kjo sëmundje vetëbesimin e të jenë të barabarta me gjitha gratë e tjera.

“Nëse këto operacione do të ishin të dëmshme, ne nuk do t’ja u shtonim edhe një stres, ato mjaft kanë vuajtur dhe mjaft kanë kaluar periudhë të keqe. Këto operacione ju kthejnë vetëbesim, sepse ato duhen të jenë të barabarta si çdo femër tjetër”, përfundoi ajo.

LEXONI EDHE:

Lexo më shumë:

Të ngjashme