Në sallën “1 Tetori” ka filluar vaksinimi i personave nga 80-84 vjeç, gjithsej 668 të moshuar janë vaksinuar

Prishtinë | 11 Pri 2021 | 12:46 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë, të dielën ka filluar vaksinimi i grupmoshave 80-84 vjeç, kundër Covid-19, raporton Ekonomia Online.

Deri në mesditë sipas menaxherit të qendrës së vaksinimit në këtë sallë, Bardh Nimani, janë vaksinuar 100 persona të kësaj grupmoshe.

Më 8 prill kishte filluar vaksinimi i personave mbi 85 vjeç.

Ndërsa, sipas tij që nga e ënjta kur ka filluar vaksinimi i të moshuarave janë vaksinuar 668 persona.

“Sot kemi startuar me të moshuarit me grupmoshat 80-84 vjeçare dhe aktualisht vaksinimi ka ecur siç është më së miri dhe edhe me këtë ritëm po ece edhe sot. Kemi të vaksinuar 100 persona me këto grupmosha, ndërsa në total me grupmoshat mbi 85 dhe edhe këta mbi 80 vjeçare e mbi, ka shkuar numri deri në 668 persona të vaksinuar, ndërsa në orët në vazhdime  tutje do dalin shifra tjera”, tha Bardhi, raporton EO.

Ai tha se vaksinimi u është mundësuar edhe personave të cilët kanë pasur probleme me regjistrim. Bardhi shtoi se ka pasur kërkesa për vaksinim edhe nga të rinjtë.

Pas vaksinimit të personelit shëndetësor, në Kosovë po vaksinohet dhe personat mbi moshën 80 vjeç.

Kosova në fund në mars ka pranuar kontingjentin e parë të vaksinave anti- Covid, “AstraZeneca” në një sasi prej 24 000 doza.

Lexo më shumë:

Të ngjashme