Në Suharekë fillon vaksinimi i stafit shëndetësor, me vetëm 110 vaksina nga 215 sa kanë kërkuar

Prishtinë | 07 Pri 2021 | 11:18 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në komunën e Suharekës ka filluar vaksinimi kundër Covid-19 i stafit shëndetësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare, raporton Ekonomia Online.

Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në këtë komunë, Besa Kuqi, tha procesi ka nisur mirë, por ai tha se numri i vaksinave është më i vogël nga kërkesat e tyre.

“Ashtu siç është lajmëruar sot ka filluar procesi i vaksinimit nga ora 09:00 kanë fillu të vaksinohen punëtorët shëndetësorë. Procesi në përgjithësi po shkon mirë.

“Deri në këto momente kur po flasim janë vaksinuar shtatë punëtorë shëndetësor. Gjendja shëndetësore e tyre është stabile për momentin edhe e kemi marrë një mjekë të dytë në urgjencë për raste nëse ka efekte me qenë në gatishmëri me kapacitete tona. Lista që e kemi dërguar të kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë janë 215 dhe janë pranuar vetëm 110 vaksina. Ditëve në vijim presim edhe vaksinat tjera të arrijnë”, tha ajo.

“Poashtu kemi bërë kërkesë për vaksinim për moshat e shtyra mbi 85 vjet  dhe ato me sëmundje kronike që bëjmë diku rreth 5 000 vaksina. I bëjë thirrje MSh-së që të na furnizojë sa më shpejt me vaksina për të gjitha kategoritë dhe qytetarët e komunës sonë në mënyrë që të ruhet shëndeti. Është me rëndësi të ceket që vetëm gjatë muajit mars në komunën e Therandës kanë qenë 11 vdekje derisa po flasim prej datës 1 prill deri dje janë tre vdekje. Besoj që është shumë e arsyeshme vaksinimi dhe i bëjë thirrje edhe një herë për vaksinim që të ruajnë shëndetin e tyre tha ajo.

Njëra nga punëtorët shëndetësore që është vaksinuar ka qenë edhe Valdete Krasniqi.

Ajo ka thënë se pas vaksinimit është ndier mirë dhe u ka bërë thirrje kolegëve të saj të vaksinohen.

“Po jam vaksinuar dhe  po ndihem shumë mirë. Uroj që të kemi sa më pak probleme por gjithsesi ju bëjë thirrje të gjithë kolegeve që të vaksinohen sepse është për të mirën e shëndetit tonë”, ka thënë ajo.

Lexo më shumë:

Të ngjashme