Një i plagosur me plumb qorr trajtohet në QKUK, të lënduarit nga mjetet piroteknike në gjendje stabile

Prishtinë | 01 Jan 2021 | 01:19 | Nga Përparim Bublaku Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

U.d i drejtorit të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi ka vizituar Klinikën Emergjente, raporton Ekonomia Online.

Krasniqi u njoftuar nga Adem Jaha, specialit i emergjencës, se në këtë Klinikë është trajtuar një pacientë i plagosur me një plumb qorr.

Jaha ka bërë të ditur se dhjetë persona kanë kërkuar ndihmë në Emergjencë të lënduar nga mjetet piroteknike.

Sipas tij, gjendja e tyre është stabile dhe janë duke marrë trajtimin e nevojshëm.

Përderisa Krasniqi ka bërë apel që qytetarët të festojnë në shtëpitë e tyre dhe të kenë më shumë kujdes.

Lexo më shumë:

Të ngjashme