Nuk u gjet asnjë kardiolog në punë, shkarkohet drejtori i Klinikës së Kardiologjisë

Prishtinë | 10 Qer 2021 | 10:59 | Nga Ekonomia Online

Imri Jashari është shkarkuar nga detyra e drejtorit të Klinikës së Kardiologjisë në QKUK.

Komisioni Disiplinor ka marr sot vendim për shkarkimin e drejtorit të Kardiologjisë në QKUK, Imri Jashari.

Lajmin e ka konfirmuar për Express kryetari i këtij komisioni, Florim Zejnullahu.

Ai ka thënë se Jashari ka të drejtë ankese për vendimin e marrë.

Ndërsa, vendimi për shkarkimin e tij ka ardhur pas raportit të Komisionit për mbarëvajtje në punë, i cili ka konstatuar se më datë 25 maj në ora 12 nuk është gjetur asnjë kardiolog në njësinë koronare në shërbim të pacientëve.

Të ngjashme